Miliarderi Bill Gates po i kalon pushimet në detin Adriatik, bashkë me familjen e tij.
Advertisements
Themeluesi i Korporatës Microsoft është në një lundrim familjar me gruan e tij, Melinda, dhe tre fëmijët e tyre në bregdetin Adriatik të Malit të Zi. Pas vizitës në Dubrovnik vitin e kaluar, Sibenik në Dalmaci disa vjet më parë këtë herë Bill Gates ka vendosur të shkojë më tej në jug në Malin e Zi ku po lundron në jahtin luksoz Lady S.
Njeriu i dytë më i pasur në botë me një pasuri të vlerësuar prej 95 miliardë dollarë, bashkë me familjen janë duke shijuar një pushim mjaft aventuresk, me eksplorime në malet e egra të Malit të Zi. Kuptohet që siguria ka qenë e madhe, me një mori truprojash.
Advertisements