Një ulje urgjente e një aeroplani të vogël në një rrugë të ngarkuar në shtetin Uashington u kap nga një kamerë e veturës së patrullës së policisë, më 1 gusht.
Advertisements
Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për aeroplanin KR2 i cili mund të shihet fillimisht duke fluturuar mbi makinën patrulluese.
Pas kësaj, shoferi dëshmitar, e bën një rrotullim të kamerës dhe ndjek aeroplanin derisa ai zbarkon në mes të një rruge, rreth 40 milje (64 km) në jug të Seattle.
Advertisements
Pas kësaj, ai shihet duke u ndalur në rrugë, madje pikërisht në semaforë.
“Në thelb, ajo që ndodhi është që piloti duhej të bënte një ulje emergjente sepse ai kishte një mosfunksionim të sistemit të karburantit”, ka thënë Johnna Batiste, një zëdhënëse e policisë së shtetit, përcjell Telegrafi.
“Për fatin e tij dhe të gjithëve, gjithçka funksionoi sigurt për të gjithë”.