Plane për fundjavën? Priten reshje shiu dhe shtrëngata, ja parashikimi i motit për sot

Instituti i Gjeoshkencës ka bërë me dije se gjatë kësaj fundjave pritet të rikthehen reshjet e shiut dhe erërat e forta.

Advertisements

Sipas parashikimit, edhe zonat bregdetare pritet të përfshihen nga reshjet e shiut ndërkohë që në zonat veriore dhe në Shqipërinë Qëndrore pritet reshje në formën e shtrëngatës.

Parashikimi i motit sipas Institutit të Gjeoshkencës:

Advertisements

RESHJET

Nesër (e shtunë, dt.03), në përgjithësi, priten reshje të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në zona të kufizuara të qarqeve mund të shfaqen reshje në formën e shtrëngatës, por më të mundshme në qarqet e veriut dhe në qendër, sidomos në zonat malore (dhe ato pranë tyre).

TEMPERATURAT

Nesër (e shtunë, dt.03) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 22 / 31 °C

në vendet e ulëta: 24 / 34 °C

në vendet malore: 17 / 32 °C.

ERA

Nesër (e shtunë, dt.03) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, por deri mesatare gjatë pasditeve (për momente të shkurtra deri e fortë), sidomos në bregdet.

Artikulli paraprakDetaje te reja mbi ngjarjen që tro.nditi Durrësin! Pak orë pas vr.asjes dhjetra të shoqëruar, ja çfare thanë familjarët dhe shokët për Ferizin
Artikulli tjetër“Çmenden” serbët, deputeti i tyre bën deklaratën e fortë: Kosova është shtet i pavarur dhe Serbia duhet të dën.ohet …