Policia e Pogradecit ka arrestuar në flagrancë autorin e djegies së një makine dy ditë më parë.
Advertisements
Bëhet fjalë për shtetasin me inciale M.T, 33 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec.
Ky person akuzohet se i vuri zjarrin një automjeti tip “BMW X6” në pronësi të shtetasit J.M, 46 vjeç, banues në fshatin Buçimas.
Advertisements
Pogradec/ Njoftimi i policisë:
Zbardhet ngjarja e ndodhur dy ditë më parë në zonën industriale, ku u dogj një automjet tip “BMW X6”.
Policia arreston në flagrancë një shtetas, si autor i dyshuar i kësaj ngjarje.
Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me fakte ligjore, të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e datës 31.07.2019, ku në lagjen nr.1, u dogj automjeti tip “BMË X6” në pronësi të shtetasit J.M, 46 vjeç, banues në fshatin Buçimas, informojmë se Specialistët për Hetimin e Kr.imeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M.T, 33 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, si autor i dyshuar i zjarrvënies ndaj mjetit të 46-vjeçarit J.M.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.