Dy shqiptarë janë pikasur nga një shtetas italian, teksa po vidhnin një makinë në Pescara në rrugën “Pucini”.
Advertisements
Më pas ato i kanë drejtuar ar.mën personit të panjohur. Kalimtari e ka denoncuar rastin në polici, e cila ka ardhur menjëherë në vendngjarje.
Pasi morën përshkrimet e dy personave, policët nisën gjurmimin e tyre dhe njërin arritën ta kapnin teksa po ikte drejt plazhit.
Advertisements
Shqiptari i identifikuar si C.L u çar.matos menjëherë nga policia. Sipas autoriteteve, shqiptare kishte hyrë në mënyrë të parregullt në territorin italian.
Atij iu gjet me vete edhe një çantë, ku kishte brenda mjetet e vjedhjes. Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, karabinierët sekuestruan një sërë objektesh të vjedhura.
Ndërkohë bashkëpunëtori i tij 31-vjeçari me iniciale H.A, është një emër i njohur për policinë italiane. Edhe ai kishte hyrë në mënyrë të parregullt në territorin italian.