Kur nuk kanë kaluar shumë orë pasi Departamenti i Shtetit amerikan bëri publik vendimin që kishte marrë se kryebashkiakut në detyrë të Durrësit, Vangjush Dako dhe familjes së tij i është refuzuar hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, prokuroria lëshon fletë thirrje për të.
Advertisements
Kjo, në lidhje me dosjen 339, ku ai del në p.ë.rgjime me pjesëtarë të një bande k.r.i.minale të njohur në Shijak.
Burimet thanë se Vangjush Dako do të paraqitet në shtator tek K.r.imet e Rënda për t’u pyetur për herë të dytë.
Advertisements
Deri tani, janë tre p.ë.rgjime të publikuara nga mediat ku Dako flet me anëtarët e bandës së Shijakut.
Sakaq, dje, 1 gusht, Matthew Palmer, zëvendës-ndihmës Sekretar i Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, në lidhje me vendimin e Washingtonit për ti ndaluar Dakos dhe falmiljes hyrjen në SHBA, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë pasur dëshmi të forta në lidhje me aktivitetet e korrupsionit nga ana e ish kryebashkiakut të Durrësit.
“Do të shpresoja që ky veprim të demonstronte angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të luftuar kundër korrupsionit dhe për të ndërmarrë veprime atje ku ka prova të forta dhe bindëse të praktikës korruptive. Ky është një autoritet që ne e kemi. Është një autoritet që ne me siguri nuk kemi frikë ta përdorim. Dhe është një autoritet që ne besojmë se mund të kontribuojë në procesin e luftimit të korrupsionit publik në Shqipëri dhe gjetkë”, tha Palmer për Zërin e Amerikës.