Përfshihen në aksident disa automjete. Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në qytetin bregdetar të Vlorës.
Advertisements
Një automjet i cili mesa duket shoferi i të cilit nuk e ka vënë re rrethrrotullimin, ka vazhduar drejt duke përfunduar më pas mbi disa makina të tjera të parkuara.
Pas goditjes makina ka përfunduar në oborrin e Gjykatës së Apelit. Policia ka kryer veprimet hetimore në vendin e ngjarjes, ndërsa shoferi i makinës kryesore ka përfunduar me disa dëmtime të lehta. Pamjet u publikuan nga Balkanweb.
Advertisements