Feriz Bardhi është qëll.uar për vd.ekje me br.eshëri auto.matiku mesditën e së enjtes në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 18 pranë Kryqit të Kuq rreth orës 12:55 minuta.
Advertisements
Bardhi u qëll.ua me a.rmë zjarri tip automatik në derë të shtëpisë, ku edhe pse u dërgua me shpejtësi i pl.agosur në spital, nuk mundi që të mbijetonte. 40-vjeçari nga Shën Vlashi, baba i dy fëmijëve, pjesën më të madhe të kohës qëndronte jashtë shtetit, ku dyshohej se ishte i përfshirë në grupe kr.iminale që ushtrojnë aktivitetin e traf.ikimit të ko.kainës. Bardhi rezulton se në vitin 2012 është arrestuar nga Policia italiane në Askoli, ku u kap me kok.ainë.
Ishte ora rreth 12:55, kur dy persona që lëviznin me një makinë tip “Benz” e thirrën në emër Feriz Bardhin, i cili ndodhej në shtëpinë e tij në lagjen 18 të qytetit bregdetar. Muri rrethues i vilës ku banonte është mbuluar me gjelbërim dhe ai nuk ka pasur fushëpamje për të pikasur personat që e kërkonin. 40-vjeçari ka dalë menjëherë dhe në këtë moment u përball me dy persona, që nuk dolën nga makina.
Advertisements
Njëri prej tyre e ka pyetur: Ti je Ferizi? Dhe pasi kanë marrë përgjigje pohuese, shkrehën automatikun drejt tij. Fakti që e kanë pyetur nëse ishte apo jo Ferizi, ka bërë që grupi hetimor të ngrejë dyshime se kemi të bëjmë me autorë të paguar ose sikurse emërtohen ndryshe “vr.asës me pagesë”.
Pasi kanë qëll.uar disa herë në drejtim të 40- vjecarit, ata u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, duke përfituar edhe nga fakti se në atë orar rrugët e qytetit bregdetar janë thuajse të boshatisura. Bardhi u transportua drejt spitalit të Durrësit, por nuk arriti t’u mbijetonte pl.gëve. Dyshohet se autorët nuk kanë dalë nga makina për t’iu shmangur kamerave të sigurisë, që mund të kishte instaluar në vilën e tij 40- vjeçari i ek.zekutuar.
MOTIVI
Pista kryesore për shkakun e vr.asjes së 40- vjeçarit lidhet me të kaluarën e tij. 40-vjeçari ka qenë i përfshirë në trafik kok.aine dhe kjo mund të ketë çuar në eli.minimin e tij për larje hesapesh. Feriz Bardhi, i lindur më 1979, rezulton që në vitin 2012 të jetë arrestuar nga Policia italiane në Askoli, pasi së bashku me një person tjetër, të quajtur Arif Qelia, është kapur me një sasi prej 700 gramë kok.ainë të pastër teksa lëviznin me një makine tip “BMW X6”. Policia italiane e ka konsideruar atë si një korrier të kok.ainës dhe kjo ka bërë që hetuesit aktivitetin e tij ta hetonin si pistë për ek.zekutimin.
“Bazuar tek e shkuara e 40-vjeçarit, kemi dyshime se kemi të bëjmë me një ngjarje që ka si motiv larjen e hesapeve. Kjo, pasi në Itali viktima rezulton person i përfshirë në grupe k.riminale të traf.ikimit të lëndëve nar.kotike të forta si ko.kaina dhe her.oina.
Nga ana tjetër, kemi dyshime se kemi të bëjmë me ek.zekutorë profesionistë. E para: autorët e kanë pyetur nëse ishte apo jo Ferizi dhe e dyta s’kanë zbritur fare nga makina dhe s’kanë lënë asnjë gjurmë në vendin e kr.imit. Kemi sekuestruar pamjet e disa kamerave të sigurisë nëpër rrugët e qytetit ku mendojmë se janë përshkuar nga autorët, me qëllim të kryejmë identifikimin e tyre. Jemi në rrugë të mbarë dhe shpresojmë që këtë ngjarje ta zbardhim shumë shpejt”, mësohet nga grupi hetimor.
PANORAMA