“Pasagjerët e kapën nga këmbët që të mos hidhej nga avioni”/ Zbulohet arsyeja tron.ditese pse 19-vjeçarja i dha fund jetës

Një 19-vjeçare ka hapur derën e avionit dhe është hedhur duke i dhënë fund jetës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur gjatë një udhëtimi në Magagascar.

Advertisements

“The Sun” shkruan se, studentja Alana Cutland ra nga një lartësi 1500 metra. Sipas hetimeve paraprake rezulton se adoleshentja ka pësuar pesë “su.lme paniku”, ndërsa ishte në udhëtimin hulumtues për specien e rrallë të gaforreve, të cilin ajo e financoi vetë.

Gjendja e rënduar psikologjike e ka detyruar studenten që të marrë edhe veprimin ekstrem.

Advertisements

Dëshmitarët janë shprehur se Alana ka pasur disa momente debati me pasagjerin, Ruth Johnson, i cili tentoi që ta mbante në aeroplan për disa minuta. Madje edhe piloti ka ndihmuar që ta qetësojë atë.

Por 19-vjeçarja ka arritur që të hapë derën e aeroplanit dhe të hidhej. Ndërkohë policia dhe vendasit janë përpjekur që të gjejnë trupin e saj në rajonin e largët Analalava. Gjithashtu ata kanë frikë se nuk do ta gjejnë kurrë atë, për shkak të vendndodhjes së largët.

Artikulli paraprakShpë.rthimi në ish-Bllok, ndërron jetë pronarja e argjendarisë e cila u pl.agos para disa javësh(Emri)
Artikulli tjetërPublikohen pamjet e tme.rrshme, 36-vjeçari vr.itet me “shpatë” në mes të rrugës(Video)