Pas tërmetit të fuqishëm që lëkundi rajonin e Korçës regon ish ministri i Bujqësisë Edmond Panariti.
Advertisements
Sipas tij, tërmeti i minutave të fundit tregon edhe një herë se paralajmërimi i presidentit Ilir Meta duhet marrë seriozisht.
“Sapo ra termet i fortë në Korçë..!Merreni seriozisht apelin e presidentit dhe sidomos shiheni mirë hartën poshtë, ajo është e 2019, reale dhe kërcënuese. Filloni lëvizni, sa nuk është vonë…”, shkruan ish ministri Panariti në Facebook.
Advertisements
(Ngjyra blu – rrezik i ulet, ngjyra kafe e erret – rrezik i larte)..
Për të njëjtën temë, Panariti reagoi edhe dje duke publikuar edhe një hartë, sipas së cilës, Shqipëria ishte vendi më i rrezikuar nga tërmetet në Europë.