Një turiste, e cila ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të pushuar ka dhënë një leksion të madh qytetarie.
Advertisements
E themi këtë, pasi vajza në fjalë ka mbledhur plehrat që kanë qenë për gjatë bregut të detit në Ksamil.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo shkruan se vendi ynë ka bukuri të shumta përrallore.
Advertisements
Ndoshta është për të ardhur turp dhe keq se duhet të ishte një e huaj, ajo që duhet ta jepte një mesazh të tillë.
Ndër të tjera në postimin e saj, ajo shkruan se nëse duam që vendet e bukura që janë në Shqipëri të mbeten parajsa mbi tokë duhet të marrim plehrat tona me vete.
Gjithashtu ajo shkruan se i ka ardhur keq se ka parë që ishte bërë më keq se çfarë ishte para tre vitesh.
Në përfundim të postimit të saj ajo i fton të gjithë njerëzit t’u bashkohen nismave për të pastruar plazhet dhe të përhapin mesazhin e saj.
Pjesë nga postimi:
Sot morëm disa qese plastike nga plazhet e ishullit Ksamil. Pas bukurisë së të gjitha postimeve në Instagram, ka mbeturina dhe mbeturina në grumbuj plehrash që hidhen me qëllim. Nëse duam që këto plazhe të qëndrojnë “parajsat në tokë” – siç thonë reklamat, të gjithë duhet të marrim plehrat tona dhe ndonjëherë edhe të njerëzve të tjerë. U zhgënjeva shumë kur pashë se sa më keq kanë marrë kjo që nga hera e fundit që isha këtu para tre vjetësh. Është e tmerrshme që disa njerëz mendojnë se natyra është mbeturina. Ju inkurajoj të bashkoheni në nisma që plazhet të pastrohen. Përhapeni këtë mesazh për ta bërë Shqipërinë një destinacion turistik më të qëndrueshëm.”