Një tjetër tërmet i fuqishëm 5.3 ballë i shkallës Rihter ka tr.onditur këtë mëngjes, në orën 07:39, ishullin e Kretës.
Advertisements
Sipas Institutit Gjeodezi, epiqendra e tërmetit është 31 kilometra në juglindje të Heraklion dhe thellësia fokale në 170 kilometra.
Sipas guvernatorit rajonal të ishullit, Stavros Arnooutakis, nuk është regjistruar asnjë dëm.
Advertisements
‘Kam folur edhe me kryetarin e Komunës së Anogjisë dhe nuk ka dëmtime. Më shumë u ndje në Heraklion. Ishte e shkurtër, 5-6 sekonda. Kam bërë një seri thirrjesh telefonike. Nuk ka asnjë shqetësim apo dëmtim’, tha Stavros Arnaoutakis.
Kujtojmë, që Greqia është tro.nditur nga disa tërmete ditët e fundit, që kanë goditur Athinën, Selanikun dhe zona të tjera.