“Me sytjena jashtë”, Arbana Osmani poston foton pa filtra, por “felliqet” keq(FOTO)

Arbana Osmani prej ditësh ndodhet në Marok bashkë me të dashurin e saj, Eduart Grishaj. Duket se pushimet së bashku çifti i ri po i shijojnë më së miri.

Advertisements

Të lumtur e të paqtë të dy postojnë foto nga vendet më të bukura në Marok, por të gjithë fansat shprehin dëshirën që tashmë të shprehen hapur dhe të pozojnë së bashku edhe për publikun.

Megjithatë duket se kjo zgjedhje për të qenë e rezervuar ka qenë e moderatores, që ende preferon të mos shfaqet plotësisht hapur.

Advertisements

Arbana ka postuar një foto nga ato të vërtetat. E shkujdesur, me flokët e çrregullta dhe pa filtra, moderatorja ka treguar si si është në të vërtetë.

“Unë e vërtetë (pa filtra, pa poza, flokët e çrregullt, sytjenat që duken, bateria e telefonit pothuajse po vdes dhe nuk më plas fare),”– shkruan Arbana Osmani në Instagram.

Pas kësaj një ndjekëse i ka korrigjuar gabimin me anglishten.

“Sikur të thoshe “The real me “- do ishte më bukur se “true me”,”- shkruan komentuesja.

Por, edhe Arbana Osmani i ka dhënë të drejtë në këtë rast, duke e mbështetur: “E drejtë”.

Artikulli paraprakSu.lmohet godina e Kryeministrisë/ Kush eshte 23-vjeçari nga Sauku i cili tentoi të gra.bisë edhe banken ne kryeqytet(FOTO+EMRI)
Artikulli tjetërPërqafuar, Isli Islami poston momente romantike me Ori Nebiajn: Gjeta një yll(FOTO)