Mesnatës se së shtunës është sulmuar godina e Kryeministrisë nga një person. Mësohet se Nazmi Caka, me një shishe benzinë protestoi mesnatën e të shtunës duke hedhur atë në hyrje të kryeministrisë. Ai tentoi të futej edhe brenda godinës.
Advertisements
Menjëherë ai është shoqëruar nga Policia për këtë ngjarje. Po kështu gjatë kontrollit në banesën e tij në Sauk iu gjet edhe një shishe tjetër me lëndë ndezëse të cilët ai vetë e rrëfeu se po e mbante për protestën e radhës.
Kush është Nazmi Caka?
Advertisements
Nazmi Caka i cili dy vjet më parë hyri në një bankë në kryeqytet por nuk vodhi asgjë. Në kohën kur u arrestua ai ishte 21 vjeç dhe e habiti policinë me përgjigjen që ju dha. Ai deklaroi atëherë se kishte hyrë për të vjedhur se ishte i paushqyer, por pasi u fut në bankë u pendua. Ai u arrestuar nga policia dhe qëndroi edhe disa kohë në bur.g.
Për shkak të rrezikshmërisë së ulët të protestuesit, gjykata këtë herë për të, ka vendosur masën detyrim paraqitje, i cili deklaron se është jetim dhe i papunë.