Kemi parë VIP-a të cilët gjatë verës vetëm hapin shampanja nëpër lokale të shtrenjta, drekojnë e darkojnë në vende luksi apo vishen me markat më të dëgjuara në botë, të cilat, pa diskutim, kanë çmime marramendëse.
Advertisements
Por me sa duket, ka edhe raste përjashtimore.
E tillë është këngëtarja Ronela Hajati, e cila ka publikuar një foto në Instagram, me një prej fustaneve të saj të preferuara.
Advertisements
Përbri fotos Hajati shkruan:
Gjithmonë mundohu të jesh një fëmijë i lumtur, dhe ky është një nga fustanet e mia të preferuara të verës”.
Një ndjekëse e saj e komplimenton duke i thënë që i pëlqen shumë Ronela, por ka një kritikë në lidhje me fustanin e preferuar të saj.
Sipas vajzës, ky fustan gjendjej tek tregu i Medresesë.
Pra, të lë të kuptosh se nuk është një fustan marke, por një veshje që mund ta blejë kushdo, duke qenë se malli i Medresesë ka kosto të ulët.
Ronela jo vetëm që nuk e fshiu këtë koment por i ktheu përgjigje me shumë sportivitet komentueses.
Ajo shkruan:
Punë e madhe. Mua më pëlqen”.