Një qen, që rri pranë krevatit të spitalit ku ka ndërruar jetë i zoti, ka prekur zemrat e njerëzve në internet.
Advertisements
Moose, një qen 3-vjeçar, është fotografuar ndërsa pret gjithë durim që ‘babi’ i tij të kthehet pa e ditur që ai ka shkruar një herë e përgjithmonë.
Fotoja prekëse është publikuar në Facebook nga ‘North Star Pet Rescue’ në New Jersey të cilët njoftonin se Moose tashmë është adoptuar nga një familje që do i dhurojë po aq dashuri sa pronari që ndërroi jetë.
Advertisements
Menjëherë pas postimit, fotoja është bërë virale duke marrë më shumë se 4,000 shpërndarje.
Një komentues shkruante:
Kafshët na duan deri në frymën e tyre të fundit, ato janë shpirtra kaq të bukur.”
Vetëm dy ditë pas shpërndarjes së fotos në Facebook, Moose, i cili përshkruhet ‘djalë i lumtur dhe i ëmbël nga natyra’, u adoptua nga familja tjetër.