“Pse u shite miku im”, Robert Ndrenika i kthen përgjigjen që nuk pritej Radojës: Kam probleme me shëndetin, kam marrë plot …

Guljelm Radoja ditën e djeshme nga sheshi i Teatrit Kombëtar, iu drejtua të gjithë artistëve që lanë në mes kauzën dhe tani po heshtin.

Advertisements

Në fjalën e tij ai iu drejtua personalisht Robert Ndrenikës duke i thënë “pse u shite miku im, ku humbi dinjiteti”.

Në lidhje me deklaratën e kolegut të tij, gazeta “Panorama” ka kontaktuar mbrëmë aktorin Robert Ndrenika, i cili ka pohuar se është në një gjendje jo të mirë shëndetësore. Nga ana tjetër e telefonit dëgjohej kolla e aktorit, që herë pas here e pengonte të fliste.

Advertisements

“Të më falni, por nuk jam mirë me shëndet. Nuk jam mirë. Unë kam bërë disa deklarata më parë, ja merrni ato. Sot e kishin shkruar në një gazetë njërën”, thotë Ndrenika. Për fjalët e kolegut të tij, që në njëfarë mënyre e akuzon se u lejua të manipulohet nga politika, ai shprehet:

Mendon se jam shitur?! Epo mirë, le të mendojë ashtu. Por a mund të më thotë se me se jam shitur?! E pra, kam marrë para. I thoni që kam marrë nja 200 mijë euro”, thotë me ironi Ndrenika. Gjendjen e rënduar të aktorit e pohojnë edhe miq të tij.

Ndrenika që në fillim të protestave është shprehur për nevojën e ngutshme për një teatër të ri, duke këmbëngulur që asnjë pjesë të mos i kalojë privatit. Së njëjtës deklaratë i qëndron edhe sot, duke shpresuar për një teatër më të mirë për brezin e ri.

Ndërkohë tek Teatri Kombëtar vijon qëndresa e aktorëve dhe aktivistëve që janë kundër shembjes së godinës. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar ka nënshkruar një kontratë ditën e djeshme me Partinë Demokratike, për të ruajtur godinën dhe për ta restauruar atë.

Artikulli paraprakPolici shqiptar gjatë patrullimit dëgjon këngën e Stresit, reagon reperi: Ja cfare ndodh kur …
Artikulli tjetërPrekëse! Pret pranë krevatit ku ndërroi jetë i zoti pa e ditur që ai nuk do kthehet më