Dy aktorët e njohur për publikun, Gentian Zenelaj dhe Julian Deda janë për.plasur mbërmjen e djeshme me policinë, ndërsa po përpiqeshin të fusnin bukë e ujë për aktorët dhe qytetarët që ishin ngujuar brenda Teatrit Kombëtar në mbrojtje të godinës, të cilën qeveria me anë të ligji ka vendosur ta shembë.
Advertisements
Të dy aktorët të cilët prej vitesh nuk flisnin bashkë kanë reaguar në rrjete sociale mbi episodin e shëmtuar.
“E morem persiper ne te dy, per te mos tensionuar situaten, meqe jemi fytyra te njohura edhe per policine dhe si te tille mund te kishin pak besim tek ne.
Advertisements
Mirepo ne nje vend ku sundon qelbesirlleku dhe arroganca, qytetarise tone iu vu perballe nje fytyre e ndyre, nje medemek shefi i tyre, qe kishte ardhur aty te tallte sumen e tij rilindase me njerezit e thjeshte qe ishin aty te mbronin Teatrin. Nuk e di sa e vertete eshte por policet e tjere, per te cilet s’kam asgje per te share, na thane se ishte nen drejtor i Tiranes“, shkruan Deda.
Ndërkohë aktori tjetër Gentian Zenelaj ka ‘paralajmëruar’ Ramën të rrijë larg Teatrit Kombëtar.
“S’para ndodh në 30 vitet e fundit që të fitojë qytetaria, mbajeni mend këtë datë i dashur kryeministër. Ty të dhanë jo sot një grusht artisësh dhe një masë popullore. Qytetarët çdo ditë do të thonë ndal se këtu Zot nuk je ti, por janë qytetarët. Ka një arsye pse quhet Teatri Kombëtar, Himni Kombëtar, dinjitet Kombëtar dhe në gjera që kanë parashtesat Kombëtar duhet shumë mendër teje prapanicë. Teatri Kombëtar është i gjithë shqiptarëve në mbarë botën, më shkruajnë nga vende të ndryshme, janë me ne”, tha Zenelaj.
Postimi i plotë i Dedës:
Dje u ndodha nje situate, ne te cilen nuk isha ndodhur pothuajse asnjehere ne jeten time. Perballe policeve kisha qendruar me dhjetra here por qe te trajtohesha, bashke me kolegun tim, sikur te ishim njerez me precedent penal nuk e kishim provuar.
Thjesht po kerkonim t’i çonim uje dhe buke artisteve te ngujuar brenda Teatrit. E morem persiper ne te dy, per te mos tensionuar situaten, meqe jemi fytyra te njohura edhe per policine dhe si te tille mund te kishin pak besim tek ne.
Mirepo ne nje vend ku sundon qelbesirlleku dhe arroganca, qytetarise tone iu vu perballe nje fytyre e ndyre, nje medemek shefi i tyre, qe kishte ardhur aty te tallte sumen e tij rilindase me njerezit e thjeshte qe ishin aty te mbronin Teatrin. Nuk e di sa e vertete eshte por policet e tjere, per te cilet s’kam asgje per te share, na thane se ishte nen drejtor i Tiranes.
Ai tipi pasi e provokoi situaten, shetiste ne oborrin para Teatrit si te ishte nje thes i mbushur me fekale, duke i bere karshillet protestuesve deri sa situata doli jashte kontrollit dhe filluan shtyrjet duke demtuar disa qytetare, njerin prej tyre shume rende, sa u desh ardhja e ambulances per ta derguar ne spital.
Ketyre provokatoreve, qe militojne rilindisht ne policine e shtetit, tua thote dikush se pushteti shkon e vjen, nje dite nuk do jene me poshte testikujve te shefave, prandaj mos ta marrin shume me te qeshur kete pune, keshtu qe kujdes shoku polic.
Gjithsesi qytetaria fitoi, ne arritem te çonim edhe buke, edhe ato pak bidona uje qe na kishin mbetur neper duar dhe sot do jemi prap aty, bashke me qytetaret, aty per Teatrin.