“Nuk ka force në botë që më ndalon”, Meta ironizon Ramën dhe çon kërkesën për mosshembjen e Teatrit

Presidenti Ilir Meta ka dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese një kërkesë për mosshembjen e Teatrit Kombëtar.

Advertisements

Meta ka theksuar se akti i tij ka një rëndësi të madhe dhe është në koherëncë të plotë më përpjekjet e tij të qëndrueshme ne raport me Kuvendin.

‘Dua të theksoj rëndësinë e madhe që ka akti im sot i cili është në koherencë të plotë më përpjëkjekt e mia të qendrueshme në raport me Kuvendin, të përfshira në këtë proces kri.minal të kapjes flagrante të shtetit në dhunim të rendit kushtetues të vendit, të akteve të marrëveshjeve ndërkomëbtare dhe njëkohësisht në kënvështrim të plotë edhe me interesat kombëtare të vendit tonë.

Advertisements

Ligji për shkatërrimin e Teatrit është një simbol një kryevepër ku si asnjëherë tjetër më parë kryehet në harmoni të plotë një krim kushtetues një krim kombëtar një kr.im kulturor dhe gjitha kjo vetëm në interesa të asaj që mund ta quaj ‘rule of oligarks’

Dua t’i siguroj të gjithë se kam ardhur sot këtu për të garantuar që Republika e Shqipërisë do të jetë një vend i sundimt të ligjit dhe sundimit të popullit. Boll me sundimin e oligarkëve. Është e rendësishme të ndërpitet ky akt’, u shpreh Meta.

Presidenti u shpreh i sigurt se drejtësia shqiptare dhe ndërkombëtare do të veprojë ndaj rilindasve që ka lënë vendin pa gjykatë Kushtetuese.

‘Dua t’i siguroj të gjithë që do të veprojë drejtësia shqiptare dhe ndërkombëtare ndaj rilindasve ndërkombëtarë që ka lënë vendin pa gjykatë Kushtetuese.

Nuk jemi rastësisht pa gjykatë Kushtetuese dhe fajin nuk e ka reforma, reforma e votuar me 140 vota në kuvendin e Shqipërisë në mesnatën e 22 korrikut nuk e linte Shqipërinë pa gjykatë

Ramaforma e la pa gjykatë, Ramaforma e shkatërroi KED në vitin 2017 dhe 2018 dhe përpiqet me të gjitha format e veta për të kapur këtë institucion.

Nuk ka forcë në botë që më ndalon mua si president për t’i vënë para drejtësisë rilindësit lokalë dhe ndërkombëtarë të cilët kanë go.ditur në mënyrë skandaloze reformën e madhe që bëmë para tre vitesh’, u shpreh Meta.

Artikulli paraprak‘B.q. i vetëm në Shqipëri’, Kristi Pinderi ‘fëlliq’ Erion Veliajn: Nuk ka njeri me …
Artikulli tjetërNgjashmëria e frikshme me Barack Obaman që i ndryshoi jetën këtij njeriu