Rrethohet Teatri, policia tërheq si leckë regjisorin e njohur(Video)

Forca të shumta policie kanë rrethuar Teatrin Kombëtar mëngjesin e sotshëm dhe po tentojnë shembjen e tij.

Advertisements

Janë artistët ata që janë mbledhur përpara kësaj godine historike dhe nuk duan të lejojnë shkatërrimin nga ana e forcave policore.

Edhe pse qytetarët dhe artistët po bëjnë të pamundurën për mbrojtjen e Teatrit, forcat policore duken shumë të vendosura për të zbatuar urdhrat e marra nga kryetari i bashkisë.

Advertisements

Mes artistëve dhe policisë ka pasur dhe përplasje civile, ndërsa regjisori Edmond Budina është tërhequr zvarrë në mënyrë që të mos futet në ambientet e brendshme të Teatrit.

Budina u shpreh se i ka të regjistruara të gjitha fytyrat që e tërhoqën zvarrë.

Ai tha për FaxNews:

Kri.minelët më morrën zvarrë, si të isha një leckë, kjo është një gjë e ndyrë.
Ne po mbrojmë kulturën dhe qytetarinë shqiptare, të vijë një polici që ska pikën e dinjitetit, nuk e di se çfarë mund të themi.
Sa të jetë jeta nuk do ta harroj, Edi Rama mbaje mend këtë që më ke bërë, ti dhe këlyshët e tu, asnjëherë nuk të kam su.lmuar direkt, po këtë që ndodhi sot nuk mund ta fal.
Nuk e kam bërë as regjisorin dhe as aktorin, i mbështetur te politika, e kemi bërë gjithçka me djersë dhe me gj.ak.”

Artikulli paraprakE padegjuar me pare! Ish-modelja martohet me qenin e saj, arsyeja do t’ju lërë pa fjalë
Artikulli tjetërPërdhu.noi 18-vjeçarin me probleme mendore në Elbasan/ Bashkëshortja: Ta mbyllim si histori pasi ai mund te vr.ase …