Pamje perrallore të liqenit të Dushkut(Foto)

Ky që shikoni në fotot e mëposhtme është liqeni i Dushkut në Gramsh. Një liqen jo shumë i madh dhe i njohur për gjithë shqiptarët, por mjaft i frekuentuar nga banorët e zonës.

Advertisements

Liqeni ndodhet në afërsi të fshatit Lenie, në rrëzën veriperëndomore të malit të Komianit, në lartësinë 1105 m mbi nivelin e detit.

Përfaqëson një liqen akullnajor, me gjatësi rreth 800 m dhe gjerësi rreth 400 m.

Advertisements

Në këtë basen ujor dallohen zambakët e mëdhenj të ujit. Rrethohet nga një pyll i dendur pishash me sipërfaqe rreth 12 ha.

Së bashku me pyllin rrethues formon një ekosistem tepër interesant liqenor e pyjor. Ka vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike e biologjike), ekologjike dhe turistike.

Fotot janë realizuar nga Ernest Ballabani.

Artikulli paraprakE frikshme në Vlorë, policia shkon të shoqërojë 36-vjeçarin, shokët e tij dhu.nojnë efektivët
Artikulli tjetërPërdh.unoi 19-vjeçaren dhe e filmoi, 27 vjecari e kë.rcënon se do ta …