Ermal Mamaqi ‘pajton’ Gent Zenelajn dhe Jul Dedën dhe tregon cfarë fshihet pas këtij bashkimi

Ishte koha kur grupi “SHBLSH” përbënte të preferuarin e të gjithëve.

Advertisements

Askush nuk i ka harruar performancat e Julit, Gentit dhe Ermalit në “Portokalli”, një humor që ka lënë shumë batuta ende sot.

Por më pas djemtë ndanë rrrugët e tyre, Ermali tashmë ka emisionin e tij, Gentin po ashtu e shohim çdo ditë në emisionin investigativ ‘Stop’ kurse Julin e shohim çdo të shtunë në tv Klan me spektaklin humorit ‘Duplex’.

Advertisements

Miqësia mes Julit dhe Gentit mori fund me largimin e këtij të fundit nga 2XL.

Megjithatë duket se në mes tyre është dikush që dëshiron t’i pajtojë.

Dhe është moderatori Ermal Mamaqi i cili ka publikuar në Instagram një foto ku kujton kohën kur ndanin skenën të tre dhe shkruan:

“Po sikur të vijë një film nga këta 3 çunat. A thu do kishe shku me e pa në kinema?” .

Kjo foto i ngjan edhe një paralajmërimi për bashkëpunim dhe ne jemi duke prirur me padurim të mësojmë se çfarë fshihet pas saj.

Artikulli paraprakKëngëtarja shqiptare flet për herë të parë për jetën personale dhe zbulon tradhëtinë e partnerit
Artikulli tjetër“Duket që është vr.asje e jo vetëv.rasje”- biseda konfidenciale me Enverin para pushkatimit të ministrit që dyshoi për Mehmet Shehun