Një shofere ka përfunduar me gjithë makinë në lumë pasi thuhet të ketë shkelur aksidentalisht pedalin e gazit në vend të frenave.
Advertisements
Incidenti ka ndodhur në New Jersey ndërsa videoja, që tashmë është bërë virale, është filmuar nga kamerat e sigurisë.
Thuhet se makina po drejtohej nga një 64-vjeçare e cila kishte si pasagjere edhe vajzën e saj.
Advertisements
Dëshmitarët janë shprehur se gruaja dhe vajza e saj mundën që të dilnin në breg falë një qytetari i cil u hodh në lumë për t’i shpëtuar.
Nënë e bijë ndodhen tashmë në spital ku po kurohen për plagë të lehta.