Këto janë pikat e dobëta të shenjave të horoskopit ku mund t’ju prekin të gjithë

Të gjithë ne kemi pikat tona të dobëta dhe ato ndryshojnë në varësi të personalitetit apo kushteve në të cilat jemi rritur apo jetojmë aktualisht.

Advertisements

Për të kuptuar se cilat janë pikat tuaja të dobëta në varësi të shenjës së horoskopit, mund t’i hidhni një sy karakteristikave më poshtë.

Dashi

Advertisements

Personat e kësaj shenje kanë problem të mbledhin veten dhe të vazhdojnë përpara pas një lidhjeje apo shoqërie të keqe. Kur dikush ju lëndon, ndiheni sikur e gjithë bota juaj po shembet.

Demi

Pika juaj e dobët është ndryshimi. Preferoni që t’i dini gjërat prandaj kur ju duhet të ndryshoni diçka, kjo ju prish harmoninë.

Binjakët

Gjëja më e vështirë për ju është shprehja e vetes. Kjo është dhe arsyeja pse ju mbani shumë pjesë të vetes të fshehura.

Gaforrja

Për ju, është refuzimi dhe thyerja e zemrës. Ju i ofroni kaq shumë dashuri botës, sa thyheni plotësisht kur kjo nuk është ua kthen në të njejtën mënyrë.

Luani

Pika juaj e dobët është të mos vlerësoheni apo dalloheni për atë që bëni. Ju pëlqen ta konsideroni veten si një lider sypatrembur dhe krenar. Por në momentin që jeni rrotull njerëzve që s’u intereson mendimi yt, vetëbesimi juaj bie ndjeshëm.

Virgjëresha

Ju pëlqen të jeni gjithnjë të rregullt dhe të organizuar. Por në momentin që gjërat bëhen kaotike, ju humbisni të gjithë kontrollin.

Peshorja

Thembra juaj e Akilit është empatia. Ju ndiheni keq kur lëndoni dikë, sepse dëshironi vetëm harmoni dhe lumturi.

Akrepi

Nëse ka diçka që ju lëndon, është dështimi dhe zhgënjimi. I vendosni vetes aq shumë presion për të qenë të suksesshëm, sa kur realiteti nuk arrin qëllimet e tua, humbisni toruan.

Shigjetari

Nuk duroni dot të ndiheni të kontrolluar nga të tjerët. Vlerësoni më shumë se gjithçka lirinë dhe autonominë që keni, dhe për asgjë në botë nuk doni ta humbisni.

Bricjapi

Mungesa e suksesit është dobësia e juaj. Mendoni se jeni të destinuar për sukses dhe kur disa gjëra dështojnë, e keni të vështirë të kujtoni veten tuaj për aftësitë që keni.

Ujori

Për ju nuk ka gjë më të shtrenjtë se të dashurit tuaj. Frika juaj më e madhe është të humbni ata.

Peshqit

Gjykimi dhe kritikat janë ajo që bëjnë të ndiheni keq. Jeni gjithnjë në ndjekje të ëndrrave dhe ideve tuaja. Ndiheni shumë të sulmuar kur dikush ju bën një kritikë apo ju gjykon.

Artikulli paraprak“S’të ka lënë mendja besoj”, Rezarta Shkurta s’duron më, rrëfen gabimin më të “madh” të jetës (FOTO)
Artikulli tjetërPlas gallata në rrjetet sociale, Higuain pak mbipeshë nuk e ndjek dot me vrap Ronaldon(Video)