“S’të ka lënë mendja besoj”, Rezarta Shkurta s’duron më, rrëfen gabimin më të “madh” të jetës (FOTO)

Rezarta Shkurta vjen gjithmonë afër ndjekësve të saj, me bisedat e sinqerta që shkëmben herë pas here. Kësaj radhe këngëtarja ka vendosur të rrëfejë gabimin më të madh që ka bërë në jetë, dhe qenka fakti që i ka hapur një profil Instagrami nënës së saj, që i kontrollon profilin çdo minut.

Advertisements

“Shënim për mamin: E di që ma kontrollon Instagramin, qetësohu nuk kam shpuar vërtetë hundën,”- shkruan Rezarta në foton e parë të publikuar, ku ka përdorur një filter që vendos pircieng në hundë.

Postimi i Rezarta Shkurtës në rrjete sociale.
Pas këtij publikimi i ka ardhur me shpejtësi mesazhi nga nëna e saj, e cila i shkruan: “S’të ka lënë mendja besoj”.

Advertisements

Rezarta Shkurta vendosi të thonte publikish se ka gabuar, që ka sjellë nënën e saj në rrjete sociale.

“Sigurisht s’do mungonte përgjigja. Gabimi më i madh që kam bërë në jetë…I kam hapur mamit Instagram. Ju që jeni ende në kohë, mos e bëni ju lutem,”- shkruan Rezarta Shkurta bashkëngjitur mesazhit të nënës së saj.

Artikulli paraprakKujt i trembet? Sokol Balla nuk i fsheh dot dhe tregon dy lajme të rëndësishme për jetën e tij (FOTO)
Artikulli tjetërKëto janë pikat e dobëta të shenjave të horoskopit ku mund t’ju prekin të gjithë