Ish-gazetari Mishel Koçiu ka publikuar një e-mail që sipas tij i ka ardhur nga kompania “Air Albania” për një fluturim të tij. Sipas tij në email theksohet se kompania “Air Albania” është një degë e kompanisë “Turkish Airlines”.
Advertisements
Reagimi i plotë:
Air Albania, ose shakaja turke e kryeministrit shqiptar.
Sapo mora një email: Fluturimi juaj në vijim do të operohet nga Air Albania, që është një degë e Turkish Airlines.
Advertisements
Edhe në version turqisht madje:
Sayın MISHEL KOCIU,
Aşağıda bilgileri bulunan uçuşunuz bir Türk Hava Yolları iştiraki olan Air Albania tarafından icra edilecektir.
E-mail i publikuar nga Mishel Koçiu
Theksojmë se nga qeveria kompania “Air Albania” është prezantuar se është kompani shqiptare dhe se i përket shtetit shqiptar.
Çfarë ka deklaruar Rama në prezantimin e vitit 14 shtatori 2018
“Krijimi i parë i Shqipërisë ka garancinë e një partneri global Turkish Airlines. Shqiptarët kanë qenë dhe mbeten të detyruar që të udhëtojnë me shërbime të plakura për udhëtime të largëta. Është dashur punë për të pasur një kompani tonën. 94 vjet më parë Shqipëria ka tentuar të kishte linjën e vetë ajrore, e cila do të kryente fluturime drejt Sofjes, Romës, Beogradit, Podoricës por edhe drejt Elbasanit, Korçës dhe Gjirokastrës. Nënvizoj që jemi shumë të fokusuar që të mos jemi më vendi me një aeroport, të kemi të Vlorës, Kukësit dhe të Sarandës. Acarohem me ankesat e shqiptarëve që rrojnë në emigracion që detyrohen të paguajnë bileta që të heqin mend e kokës. Kjo është kostoja e trashëgimisë që kemi mbi supe.”, është shprehur Rama, duke theksuar se kjo është një kompani e jona.