Franca “shuplakë ” për qeverinë: Zgjedhje të cuditshme, kryeministrit nuk i behët vonë për të rinjtë…

Ndryshe nga shumë diplomatë të tjerë, Christina Vasak, ambasadorja e Francës në Shqipëri ka shkaktuar jo pak habi tek të ftuarit që filluan të pëshpërinin, ndërsa ka dhënë konsiderata negative për procesin zgjedhor, reagimin e ambasadorëve, apo edhe për mënyrën sesi po sillet qeveria me të rinjtë që po ikin nga Shqipëria.

Advertisements

Deklaratat u bënë për festën Kombëtare të Francës, një ceremoni e zhvilluar në Pallatin e Brigadave. Aty ishte edhe presidenti Ilir Meta, ndërkohë që mazhoranca kishte të përhershmen frankofone Mirela Kumbaro.

“Diplomatët janë këtu të kuptojnë, mbështesin, por jo të gjykojnë apo të zëvendësojnë institucionet”, tha ambasadorja.

Advertisements

E si për të qenë kundër edhe diplomatëve, I ka konsideruar zgjedhjet e 30 qershorit “të cuditshme”.

“Të ndërtosh një shtet ligjor të denjë për këtë emër, në çdo aspekt, pandëshkueshmëri as vetëkënaqësi, është një gjë për të cilën shqiptarët janë dhe duhet të vazhdojnë të jenë në një mendje. Por a nuk po zbehet besimi tek institucionet? Ka shumë pyetje për popullatën në tërësi, përtej klasës politike. Nga Shqipëria po ikin të rinjtë dhe shumë të tjerë duan të imin. Kam vënë re që kryeministri nuk është i shqetësuar për këtë situatë. Shumë të rinj nga e gjithë Evropa lëvizin, por, ndryshe nga të tjerët, të rinjtë shqiptarë nuk duan të kthehen më në vendin e tyre. Kjo nuk është diçka e mire”, tha ambasadorja.

Kujtojmë se vetëm një muaj më parë, kryeministri Rama priti për dy ditë në Shqipëri, në Tiranë dhe Butrint, ish-presidentin francez Nicolas Sarkozy, që shoqëronte bashkëshorten e tij Karla Bruni. Zonja e presidentit francez do të mbante një koncert në ditën e muzikës në Butrint, dhe për tu akomoduar ata u vendosën në rezidencën Kep Merli në Sarandë, ku kanë darkuar me ciftin kryeministror.

Edhe pse ka qenë një vizitë jozyrtare dhe Sarkozy përballet me problemet e veta, vizita e tyre pati jehonë ne median vendase dhe të huaj.

Artikulli paraprakShpë.rthen deputeti, në mbështetje të banorëve: “V.rasësi i Ardit Gjoklajt largohu nga Astiri”
Artikulli tjetërRama tregon hapur emrin e ri të Presidentit