Largimi i Erion Isait krijon vend për Marina Vjollcën, por është e pabe.sueshme pse rikthimi i moderatores në ekran mund të mos ndodhë

Ndjekësit e saj u shprehën se ajo ishte duke mbuluar bebushin e saj që të mos dukej, por me kthiimin e saj në Tiranë, fotot e tjera të Marinës e ndryshojnë rrjedhën e hamendësimeve. Teksa Marina u kthye nga pushimet dhe ka nisur punën, ajo publikoi disa foto të reja ku shfaqej me barkun e saj të sheshtë.

Advertisements

E menjëherë vëmendja e ndjekësve u përqendrua te muskujt e saj, duke hedhur poshtë lajmin se është shta tzënë. “Mos e mbulo më barkun se të bënë portalet shtatzënë me zor”, i shkruante një ndjekëse. Marina i bëri “like” këtij komenti si për të thënë që e mori mesazhin dhe as ka për ta mbuluar më.

E pas këtyre provokimeve që Marina u bëri ndjekësve, doli lajmi tjetër se ajo po përgatitet të rikthehet në ekranin e “Tv Klan” pas një mungese të gjatë. E duket se sezoni i ri televiziv do të sjellë shumë surpriza! Pak kohë më parë, në media qarkulloi lajmi se muaji shtator nuk do ta gjente me Ermal Mamaqin në këtë televizion, por me shumë gjasa në “Top Channel”, e duket se në orarin e tij do të jetë një emision i ri.

Advertisements

“Indeksonline” ka zbuluar se Bes Kallaku dhe Olsi Bylyku do të nisin emisionin e tyre në prime time, i cili pritet të jetë në orën 20:00 të së shtunës. Në të tilla kushte, programi i humorit “Duplex” do të spostohet në kohë. Por surpriza e vërtetë është rikthimi i Marina Vjollcës. Moderatorja, e cila i mungoi ekranit për dy vite, rikthehet sërish aty ku e la, por këtë herë me një program krejt ndryshe.

Marina do t’i bashkohet Besit dhe Olsit në një program risi, me skenaristin e “BE Caffe”, Vangjel Kozmai. Le të shohim se ç’do të bëjnë në program të tre, Besi, Olsi dhe Marina, në vend të Erion Isait, i cili la emisionin për postin e kryetarit të Bashkisë së Ersekës. Pak ditë më parë, moderatorja e njohur Marina Vjollca festoi ditëlindjen e saj të 29- të, këtë vit larg ekranit.

Në këtë ditë të veçantë për moderatoren nuk munguan urimet nga më të dashurit e saj, si motra Luana Vjollca apo bashkëshorti i saj, CEO i fuqishëm i “Babastars”, Getoar Selimi. Getoar Selimi u kujdes që të zgjidhte fjalët për bashkëshorten e tij, duke qenë se këtë vit ajo festoi ditëlindjen larg ekranit.

Partneri i publikoi një foto nga seti fotografik i fundit i saj dhe bashkë me të shkruante: “Ditëlindja jote është rilindje për mua! Gëzuar e shtrenjta ime!” Menjëherë pas këtij postimi, në llogarinë e reperit mbërritën të tjera urime nga fansat e Marinës. Kujtojmë se prej disa kohësh, Marina Vjollca është pjesë e familjes së “Klan Tv” dhe se shumë shpejt ajo ka treguar se do të kthehet në ekran me një projekt të ri televiziv, një produksion i vështirë për t’u realizuar.

Nga ana tjetër, nuk kanë munguar fotot e pushimeve martesore në vendet më të shtrenjta, një jetë luksoze kjo e siguruar nga bashkëshorti i saj, Getoar Selimi. Kujtojmë, që me përçarjen e grupit “Babastars” me lider Getoarin, anëtarët e larguar, Skivi dhe Cozman, zbuluan dhe aksionet fitimprurëse të Selimit, që i jep mundësinë të bëjë jetë milioneri. Pak javë më parë, Marina publikoi disa fotografi të reja mjaft provokuese dhe hot. Pasi Marina u bë gruaja e tij, u fol se Getoari tregohej fanatik, duke i kontrolluar madje dhe veshjet që të mos ishin shumë provokuese në spektaklin që ajo moderoi në “Tv Klan”, “C’est la vie”.

E pas një periudhe pushimi në televizion, ajo u rikthye me pozat e saj të reja, që u pëlqyen shumë nga ndjekësit e saj. Ky set, natyrisht, që nuk u bë pa qëllim nga Marina, e cila theu më në fund heshtjen për rikthimin e vonuar në ekran, aq sa u mendua se ajo me të vërtetë kishte ngelur pa punë.

Lajmin e dha vetë disa javë më parë me anë të një postimi në “Instagram”, ku shkruante: “Projekte të reja, shumë shpejt”. Prej kohësh, është diskutuar në media për largimin disi të gjatë të Marinës nga ekrani, por, siç duket, pritjes po i vjen fundi. Projekti që Vjollca prezantoi para shkëputjes ishte ‘C’est La Vie’ në ‘Klan Tv’, një emision muzikor shumë i veçantë me personazhe VIP.

Pak kohë më parë, u fol se emisioni i saj i ri do të kishte për protagonistë bashkëshortin Getoar Selimi dhe Flori Mumajesin, një format për “Klan Kosova”. Por më pas ishte moderatori Alaudin Hamiti që mori përsipër autorësinë e programit me titull “E ke yllin”. Për projektin e “Klan Kosova”, Alaudini tregoi se ky spektakël për herë të parë do të shfaqet në Kosovë dhe konkurrentët do të këndojnë këngë shqipe.

Shumë kolegë të saj e konsideruan një lëvizje të gabuar të saj largimin nga “Top Channel” dhe kalimin në “Tv Klan”, duke qenë se la punën si bashkëdrejtuese prej 10 vitesh e “Procesi Sportiv” me Edi Manushin dhe humbi stabilitetin në punë. Për këtë arsye, Marina që pas mbylljes së spektaklit «C’est la vie», iu dedikua një jete të qetë. Në postimet e saj, ajo bënte autoironi, duke e konsideruar veten “shtëpiake e dëshpëruar”.

Ndërkohë, pas martesës me reperin e njohur Getoar Selimi, të gjithë presin një fëmijë nga çifti i njohur i showbiz-it, duke qenë se hapat që ata hodhën në marrëdhënien e tyre ishin të një çifti tradicional, me fejesë e më pas martesë. Martesa duket se i largoi fillimisht nga karriera, një shkëputje momentale për Getoarin, por jo për Marinën, e cila vazhdon të qëndrojë larg ekranit deri në fillim të sezonit të ri televiziv.

Artikulli paraprak“Më detyronte të flija lak.uriq, mamaja zva.rritej ne dysheme”, shqiptari që vr.au babanë tregon to.rturat çnjerëzore përpara gjykatës
Artikulli tjetërNga ke humbur? Punoj për Fugën tani, shaj kundërshtarët e qeverisë në “Facebook”