Aksident i frikshëm/ Benzi me shpejtësi skëterr merr para kamionin, por del nga rruga dhe përplaset me kangjellat

Një aksident i frikshëm ka ndodhur pas mesnate në Lushnje, në autostradë, ku një automjet Benz është përplasur me një kamion që transportonte bimë medicinale.

Advertisements

Përplasja ka qenë e fortë. Të dyja automjetet janë përmbysur, ndërsa pas goditjes me njëra-tjetrën kanë përfunduar në anë të rrugës ku janë përplasur edhe me hekurat rrethues të një biznese anë autostradës.

Të dy drejtuesit e automjeteve, 34-vjeçari Dorin L në automjetin Benz, dhe shoferi i kamionit kanë marrë plagë të rënda, ndërsa makinat janë bërë shosh.

Advertisements

Sipas hetimeve paraprake të policisë, Benzi ka gositur nga pas kamionin, por dyshohet që automjeti të ketë qenë me shpejtësi tej normave të lejuara, duke marrë parasysh pasojat e aksidentit. Dyshohet që shoferi i automjetit të vogël të mos e ketë parë kamionin, megjithatë hetimet pritet të zbardhin shkaqet reale të këtij aksidentit të rëndë.

Dëmtimet më të rënda i ka 34-vjeçari dhe mësohet se për ta nxjerrë nga makina e aksidentuar është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse. I riu është dërguar në spitalin e Lushnjes.

dhe nuk e shikuar kamionin duke e goditur me shpejtësi të lartë. Për fat të mirë drejtuesi i kamionit ndodhet në spital por është jashtë rrezikut për jetën.

Artikulli paraprak“Si në bordello”, pasi publikoi videon me femra të zhv.eshura, Enca kapet keq me ndjekësit(Video)
Artikulli tjetërVeshja e Manjola Nallbanit të cilën asnjë grua në moshë si mamatë tona nuk do guxonte ta vishte