Zhduket 19-vjeçarja shqiptare që komunikonte rrallë me prindërit dhe nuk dihet nëse është …(Foto)

Një vajzë 19-vjeçare është shpallur e zhdukur nga Policia e Kosovës.

Advertisements

Bëhet fjalë për shtetasen Elma Morina, banuese në Prizren, e cila është larguar nga banesa në drejtim të paditur.

Policia e Kosovës i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve kosovarë dhe shqiptarë, të ndihmojnë në gjetjen e vajzës së re.

Advertisements

Sipas familjarëve, 19-vjeçarja më parë komunikonte me familjarët përmes rrjeteve sociale, por kohët e fundit ajo ka shkëputur çdo lidhje me ta.

Në njoftimin zyrtar të Policisë së Prizrenit thuhet:

Me datë 11 maj 2018 në Stacionin Policor Prizren është iniciuar rasti “Person i zhdukur” në bazë të deklaratave të familjarëve të cilët thonë se viktima Elma Morina nga Prizreni i vitlindjes 5.07.2000 është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur dhe se nga ajo ditë ende nuk dihet asgjë për vendin ku ndodhet. Sipas familjareve te viktimës e njëjta herë pas here ka komunikuar me familjaret e saj përmes rrjeteve sociale, mirëpo tash kohëve te fundit nuk ka komunikim fare. Hetuesit Rajonal me qëllim të pranimit të informatave nga qytetarët, informata të cilat do të ndihmonin në zbulimin e vendndodhjes së personit të zhdukur, kanë siguruar Urdhëresë me shkrim nga Prokuroria për të bërë publike të dhënat dhe fotot e personit të zhdukur. Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren, kërkon ndihmë nga qytetarët të cilët mund të kenë ndonjë informatë sado të vogël ta informojnë stacionin më të afërt policor ose në telefon në numrin 192 rreth vendndodhjes së peronit me të dhënat dhe foton si në vijim”.

Artikulli paraprakAksident tragjik në Kavajë, gruaja niset me urgjencë drejt drejt spitalit të Traumës(EMRI)
Artikulli tjetërNuk po merrte dot frymë, polici “hero” i shpëton jetën foshnjës(Video)