Vr.au pronarin e shtëpisë ku punonte në Tropojë, arrestohet pas një viti 55-vjeçari (VIDEO)

Pas një viti në kërkim është arrestuar autori i cili vr.au pronarin e shtëpisë ku punonte, Tahir Bajraktarin.

Advertisements

Në pranga ka rënë Nik Lulashi, 55-vjeç nga Shkodra. Ai është arre.stuar nga uniformat blu në fshatin Bregu Lumit, në Dukagjin, ku qëndronte i fshehur prej kohësh.

55-vjeçari akuzohet për vr.asjen e Tahir Bajraktarit, një ngjarje e ndodhur më 18 shtator 2018 në Dobërdol të Tropojës, për shkak se ai nuk i kishte dhënë para aq sa kishte kërkuar për punët që kishte bërë në shtëpinë verore.

Advertisements

Mbi 55-vjeçarin rëndon akuza për veprat penale “Vr.asja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i a.rmëve, ar.mëve shpë.rthyese dhe i muni.cionit” .

Si ndodhi ngjarja?
Bajraktari është qëll.uar për vd.ekje brenda në banesën e tij. Fillimisht ngjarja u raportua si vetëvr.asje, por grupi hetimor brenda disa orësh konstatoi se kishin të bënim me një ngjarje kri.minale. Autori i kr.imit, Nik Lulashi ishte i punësuar nga Bajraktari në shtëpinë e tij në Doberdol. Mes autorit dhe vik.timës ka pasur një konflikt për pagesën që do merrte 55-vjeçari i punësuar. Nik Lulashi ka kërkuar më shumë para sesa i ka ofruar vikt.ima për punën e kryer në objekt dhe kjo ka ndezur debatin mes të dyve.

Kush ishte Tahir Bajraktari?
Tahir Bajraktari çdo vit udhëtonte nga Tirana, ku edhe banonte dhe kalonte pushimet në shtëpinë verore të ndërtuar në bjeshkë. Bajraktari, me profesion mekanik, do qëndronte për disa ditë në shtëpinë e rindërtuar, ku energjinë elektrike kishte mundur ta siguronte vetë përmes një mini-çentrali të ndërtuar pranë fshatit dhe me të cilin furnizonte edhe fqinjët e tij. Gjithashtu, ai kishte arritur të siguronte edhe shërbimin e internetit në banesën e tij, por edhe të fqinjëve. Dy ditë para se të ndodhte ngjarja, Tahir Bajraktari udhëtoi nga Tirana në drejtim të vendlindjes, por ky do të ishte udhëtimi i fundit i 69-vjeçari pasi do të qëll.ohej për vde.kje brenda në shtëpinë e tij të pushimit nga Nikë Lulashi, 54-vjeç, të cilin e kishte punësuar në shtëpinë e tij, pas sherrit për pagesën.

Artikulli paraprakPD nuk njeh dekretin e Metës, ish-deputetja bën deklaratën e fortë: Vetëm kur të largohet Edi Rama…
Artikulli tjetërE pimë gati çdo ditë, rrit rrezikun e kancerit në mënyrë drastike