Xhelal Smajli e kujton si të ishte dje momentin kur dikush nga Siria e kishte telefonuar atë majin e vitit 2017.
Advertisements
Burri në anën tjetër të linjës i kishte folur në gjuhën shqipe. Ai e kishte telefonuar për t’i thënë se djali i tij, Dushi 28 vjeç, kishte vde.kur në kalifatin e grupit terr.orist, Shteti Islamik.
Smajli nuk e di as sot se si ka vde.kur Dushi dhe ku është trupi i tij. Teksa rrëfen, lotët i rrjedhin në faqe. “Ende s’e kuptoj përse ka shkuar në Siri. Kush i ka dhënë para për të shkuar atje? Ne mezi ia dalim për bukë”, thotë Smajli në një rrëfim për “NOS”, pjesë e sistemit të transmetuesit publik holandez.
Advertisements
Ajo që Smajli po ashtu s’e kishte ditur është se ai ka një nip që i kishte lindur në kalifat. Nëna e tij është një grua kosovare e cila ishte martuar me të birin e tij pasi kishte arritur në Siri më 2016.
Djaloshi, tani një vit e gjysmë, u kthye në Kosovë me nënën e tij më 20 prill të këtij viti. Ata u kthyen me një aeroplan ushtarak amerikan i cili fluturoi direkt nga Siria për në Prishtinë, për të sjellë në total 110 shtetas të Kosovës në vendlindje, transmeton Koha.net.
Operacioni ishte përgatitur fshehurazi nga qeveria e Kosovës. Nga aeroplani dolën 32 gra, 74 fëmijë dhe katër luf.tëtarë burra. Burrat u arrestuan menjëherë. Gratë dhe fëmijët u futën nëpër autobusë për t’u dërguar në një lokacion të mbyllur.
Mediat lokale raportuan shpejt për arritjen e tyre, dhe menjëherë u bë lajm botëror. Asnjë vend më herët nuk kishte sjellë shtetas të vetë në shtëpi në numër kaq të madh.
Xhelal Smajili pa nipin e tij për herë të parë pas pak ditësh. Takimi ishte konfuz dhe emocional, thotë ai. “Ai është mirë, pas parasysh rrethanat. Është i shëndetshëm, i ngjan djalit tim. Do të bëj gjithçka që ta rris mirë”.
“Çfarëdo që kanë bërë, ata janë qytetarë të Kosovës, dhe s’kemi çfarë të bëjmë tjetër përpos t’i kthejmë në shtëpi”, thotë Mensur Hoti nga Ministria e Brendshme, që kishte udhëhequr ekipin përgjegjës për riatdhesim.
“Kanë dëmtuar reputacionin e vendit kur udhëtuan në Siri, por ata mbesin përgjegjësi e jona”.
Duke e koordinuar rikthimin e tyre, Kosova po parandalon që ata të kthehen në shtëpi vet, thotë ai. “Sepse përndryshe do të kishim problem. Tani i kemi nën mbikëqyrje. E dimë ku janë, çfarë bëjnë, dhe si sillen”.
Shqetësimet në mesin e popullatës
Kosova ka dën.ime të rënda për të kthyerit. Dënimi maksimal për pjesëmarrje në organizatë terro.riste janë 15 vjet bu.rgim. Më herët, dhjetëra ish-lu.ftëtarë, që u kthyen vet, u dë.nuan, transmeton Koha.net.
Në mesin e popullatës kanë mirëkuptim për kthimin e njerëzve nga ISIS-i, por ka edhe shqetësime për sigurinë, sikurse edhe në vendet tjera. “Është e kuptueshme”, thotë Skender Petreshi nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.
“Të gjithë e dimë çka është ISIS-i dhe çfarë kanë bërë këta njerëz atje. Por më e rrezikshme është nëse nuk i kthejmë ata. Nëse reagojmë si duhet, mund të parandalojmë rritjen e një gjenerate të re të njerëzve të ISIS-it. Deradikalizimi dhe riintegrimi janë shumë të rëndësishëm”.
32 gratë dhe 74 fëmijët e kthyer u lejuan të shkonin në shtëpitë e tyre, tek familjet e tyre. Gratë janë në arrest shtëpiak dhe nuk lejohen të komunikojnë me mediat. Hulumtimi rreth rolit dhe veprimeve të tyre në Kalifat duhet të tregojë nëse do të dën.ohen ose çfarë dëni.mesh do të marrin.
Predikueset e fesë janë mësuar të deradikalizojnë gratë. Sanije Mehmeti një nga to. “Tentoj t’ua sqaroj Islamin sa më mirë që të jetë e mundur këtyre grave”, thotë ajo nga xhamia e saj në Lipjan. “Sepse kushdo që e kupton besimin tonë, nuk do të kryejë kr.ime të tilla”. Për të ka shumë rëndësi. “Është e tm.errshme që dikush vr.et njerëz në emër të besimit tim. Është shumë e dhimbshme për ne”.
Për Mehmetin, fakti se komuniteti mysliman po merret me deradikalizimin ka shumë rëndësi. “Duhet të jemi vigjilentë, syhapur, dhe të punojmë përbrenda komunitetit tonë për t’u siguruar që të rinjtë të mos shkojnë në rrugë të gabuar”.
Gazetarja Serbeze Haxhiaj ka hulumtuar çështjen e radikalizimit të kosovarëve për vite të tëra. Ajo monitoron sjelljen e tyre në mediat sociale dhe ka intervistuar gra të ISIS-it përmes telefonit derisa ato kanë qenë ende në kalifat. Ajo ka folur edhe me një numër të grave të kthyera nga ISIS-i në Kosovë, dhe thotë se nuk është shumë optimiste, transmeton Koha.net.
“Me gratë me të cilat kam biseduar, ato ende besojnë në Shtetin Islamik. Ato besojnë se lufta e ISIS-it ka qenë e drejtë. Në të njëjtën kohë, ato thonë se nuk janë terr.oriste, por vi.ktima”, thotë Haxhiaj.
Ajo tregon një fotografi të postuar në Facebook nga vëllai i një gruaje të kthyer. Në foto është një prej fëmijëve të saj me mbishkrimin, “ushtar i Allahut”. “Kjo tregon se sa të radikalizuar janë”, thotë Haxhiaj. “Dhe kjo do të marrë shumë kohë dhe energji për t’i ndryshuar ata. Qeveria e Kosovës duhet të merret me këtë çështje me shumë kujdes”.
Sipas qeverisë së Kosovës, në Siri janë edhe rreth 100 persona tjerë, nga të cilët rreth 30 vlerësohet se janë ushtarë dhe të tjerët gra e fëmijë.