Analisti dhe shkrimtari i njohur, Fatos Lubonja, i pyetur nga gazeta “Panorama”, akuzon Policinë e Shtetit se ka ofruar për publikun një version krejtësisht të rremë të ngjarjes, kur makina e tij u godit nga Arben Haçkaj për shkak të qëndrimeve të tij publike si analist dhe publicist.
Advertisements
Sipas Lubonjës, goditja e makinës së tij nuk ishte rastësore, siç e përshkruan Policia, në tentativë për t’i shpëtuar arrestimit nga Policia, por ishte në vazhdën e fyerjeve të vazhdueshme që autori kishte bërë në adresë të publicistit.
Madje, sipas tij, në po të njëjtën ditë, agresori duke vijuar këtë sjellje agresive ndaj Lubonjës, ka hedhur nga dritarja e katit të katërt në pallatin ku banojnë familjarët e analistit, vazot me lule, që nëna e tij mbante dhe kujdesej para derës së saj. Por, sipas analistit, njerëz të tillë ndikohen lehtësisht nga deklaratat e Kryeministrit Rama, i cili në çdo moment denigron, fyen dhe go.det gazetarët dhe mediat kritike ndaj tij.
Advertisements
Lubonja shprehet në reagimin e tij për gazetën “Panorama” se “gjëja më e rëndë në këtë histori është që në vend se Policia të hetojë me profesionalizëm dhe me përgjegjësi për mbrojtjen e jetës dhe paprekshmërinë e qytetarëve, ka servirur një version krejtësisht të rremë të ngjarjes”.
Sipas tij, referuar edhe burimeve nga Policia e Shtetit, “është arritur në konkluzionin se personi në fjalë është i ndikuar nga qëndrimet publike të Lubonjës, por duket se vendime nga më lart kanë ndikuar të dilet në atë njoftim të turpshëm që indirekt është një inkurajim për agresorin”.