“Mos luaj me zjarrin”, Arbjon Aliko i Lazaratit, kërc.enon me jetë drejtorin e bu.rgjeve në Drenovë

Arbion Aliko, i akuzuar si pjestar i grupit te zjarrit te perfshire ne ngjarjen e Lazaratit, gjate nje seance ne Gjykaten e Krimeve te Renda, ku eshte vendosur masa e sigurise arrest me burg. /r/n/r/nArbion Aliko, charged as member of the group involved in the event fire Lazarat, during a hearing at the Court of Serious Crimes.

I dën.uar me bur.gim të përjetshëm në bu.rgun e Drenovës për dosjen Lazarati ku mbeti i vr.arë ish- efektivi i policisë Ibrahim Basha, Arbjon Aliko ka shfaqur sërish sjellje agresive në institucinonin e vuajtjes së dënimit ku ka shënuar një sërë incidentesh.

Advertisements

Pas urdhërit për forcimin e masave të sigurisë në bu.rgje, mësohet se ai ka kë.rcenuar personelin mbikqyrës për marrjen e celularit dhe ndalimit të takimeve të shpeshta me individë që nuk kanë lidhje familjare.

Burimet bëjnë me dije se i dën.uari, teksa ka kërkuar kthimin e aparatit celular, i ka përcjellë edhe një letër drejtorit të bur.gut të Drenovës ku e ka paralajmëruar: “Mos luaj me zjarrin”.

Advertisements

Fill pas kësaj, autoritetet i kanë dhënë masë disiplinore si dhe i është kërkuar prokurorisë për ta vendosur në mbikqyrje të posacme.

Pas kësaj ngjarje, Aliko ka reaguar duke kontaktuar televizionin Ora News ku ka akuzuar drejtorin e burgut Genc Fejzollari se ka filluar ta pengojë për airosje.

I dë.nuari kundërshton masat e sigurisë duke kërkuar më tepër hapësira.

“Ka filluar të na pengojnë ajrosjen. Ministria e ka vënë rregull që ajrosjen e keni dy orë në mëngjes dhe një orë pasdite. Brenda dy orëshit mund të dilni kur të doni.

Këta tani thonë nëse nuk e kapni 10 minuta apo çerek orët e para nuk dilni më në ajrim.

Ata kanë 2-3 ditë që nuk na lënë ta dalim sepse vonohemi 1 apo 2 minuta.

Këta me këto gjëra kërkojnë që të nxisin revolotë. Sepse unë e shikoj po na provokojnë, na flasin që ne të kundërpërgjigjemi me dh.unë.

P.sh të martën më erdhi mua familja në takim, më erdhi babai me hallën. Babin me lejuan, ndërsa hallën jo sepse nuk ka dokument”, shprehet Aliko.

Gjitashtu, ai pretendon se drejtori i bur.gut i ka bërë presion të bur.gosurve që të votojnë.

“Unë jam Arbjon Aliko nga Lazarati, një i dë.nuar me bur.gim të përjetshëm në bur.gun e Drenovës. Doja t’ju vija për situatën që është tani në bu.rg pas 30 qershorit.

Para datës së zgjedhjeve, në datat 28-29 drejtori i bu.rgut, Genc Fejzollari, një person i korruptuar, ka rekrutuar disa vartësit e tij, policinë e burgjeve dhe i ka dërguar në dhomat e të bur.gosurve duke i thënë: Dilni të votoni, sepse nëse nuk votoni në datën 30 do ju shtypim”, pretendon Aliko i cili gjithashtu pranon edhe kë.rcenimin ndaj drejtorit të bur.gjeve në Drenovë.

Aliko njihet edhe për akuzat e forta ndaj ish-minsitrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, kryeministrit Edi Rama dhe ish drejtorit të përgjithshëm të policisë së Shtetit Artan Didi.

Artikulli paraprakKiara Tito bëhet nostalgjike dhe poston foton kur konkuronte për miss Shqipëria
Artikulli tjetërFrikë dhe panik, makina shpërthen në flakë gjatë ecjes(Detaje)