Kryetari i Komisionit Qëndror të zgjedhjeve, Klement Zguri është kër.cënuar me jetë.
Advertisements
Ai dhe familja e tij janë marrë në mbrojtje nga Garda dhe Policia.
Ai ka marrë një mesazh kërcënues në profilin e tij në Facebook:
Advertisements
O m*t, do të vras ty edhe familjen.”
Është mësuar se dërguesi i këtij mesazhi është E.Pjetrini.
Garda e Republikës ka marrë në mbrojtje Zgurin pas kër.cënimit dhe efektivë të shumtë kanë zbarkuar në zyrën e tij. Po ashtu mësohet se edhe familja e Klement Zgurit është marrë në mbrojtje nga forcat e rendit.
Për shumë vendime të marra unanimisht nga anëtarët e KQZ, Zguri ka qenë kundër.
Ai gjithashtu propozoi që të hapeshin kutitë e votimit të zgjedhjeve të 30 qershorit. Kërkesa e tij u hodh poshtë nga 4 anëtarët e tij.
Zguri gjithashtu ishte një nga personat që kundërshtoi procesin e zgjedhjeve, duke numëruar një sërë parregullsish ndërsa kërkoi edhe hetim administrativ për votat dhe numrin e votuesve.