Ne nje deklarate per mediat, ish-deputeti demokrat Oerd Bylykbashi theksoi se KQZ nen urdhra politike manipuluar shifrën e votuesve në mbarë Republikën.
Advertisements
“KQZ më datë 30 qershor deklaroi vazhdimisht shifra të manipuluara të atyre që morën pjesë në votim. Kjo maskaradë është bërë me urdhër të Edi Ramës. Është një mekanizëm i tërë që është vënë në zbatim me urdhër të Ramës. Vetëm 15 përqind e shqiptarëve kanë votuar dhe nuk është arritur ajo shifër që do të donte Rama. Sot iu paraqesim provën: Mbushja e kutive të votimit me vota nga komisionerit. Siç e shikoni, këtu është një KZAZ në Kavajë, e cila është e hapur”-tha ai duke publikuar nje kete video.
Sipas tij, komisionerët mbushin kutitë dhe ulen te tryeza e Komisionit. “Të gjithë këta komisionerë do të mbajnë përgjegjësi penale. Këta komisionerë identifikojnë zgjedhësin pasi iu marrin kartën e ID. Mos harrojmë janë komisionerë të PS dhe një nga shoqëria civile. Pasi komisioneri kryen veprën penale “kr.imi zgjedhor”, ulet. Kjo është skema që ka bërë Rama për të mbushu kutitë me vota”- tha ai.
Advertisements