Një ditë pas mbledhjes ku KQZ u përplas ashpër për hapjen e kutive të 30 qershorit, mësohet se kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri ka marrë kër.cënime me jetë për të dhe familjen e tij.
Advertisements
Burime për “Panorama Online” bëjnë të ditur se “kër.cënimet janë shumë serioze” dhe se Klement Zguri është marrë në mbrojtje nga një numër i lartë efektivesh të Gardës së Republikës, të cilët ndodhën ne zyrën e tij, por edhe në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Po ashtu mësohet se edhe familja e Klement Zgurit është marrë në mbrojtje nga forcat e rendit.
Advertisements
Mësohet se drejtuesit e lartë të Gardës dhe Policisë kanë shkuar sot në Institucionin Qendror të Zgjedhjeve, ku aktualisht mbahet në ruajtje kreu i KQZ-së.
Zguri ka mbajtur qëndrim të fortë për mosrealizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, madje ai ka qenë i vetmi ndër anëtarët i cili është larguar nga mbledhja në disa raste./PANORAMA