Pas akuzave të avokatit, Spartak Ngjela në drejtim të presidenti Ilir Meta, ka reaguar edhe ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari.
Advertisements
Teksa me ironi e quan avokat I FBI-së, nisur nga burimet amerikane që Spartak Ngjela përmend shpeshherë, Braimllari e pyet atë të zbulojë lidhjen e tij me vr.asjen e Dritan Avdylajt te 4 rrugët e Shijakut në vitin 1996.
“Para se avokati i FBI-së Spartak Ngjela të flasë për të ardhmen e Shqipërisë Sorosiane, duhet të sqarojë njëherë e mirë se ç’lidhje ka ai me vr.asjen e Dritan Avdylajt te 4 rrugët e Shijakut në 1996 dhe se çfarë e lidh me Tofik Hykën, në të kundërt do sqarohet njëherë e mire ai dhe protektorët e tij’, shkruan ai në Facebook.
Advertisements
Më herët, avokati Spartak Ngjela, përmes një statusi në rrjetet sociale shprehet se njeriu më i rrezikuar sot është Presidenti Meta, i cili jo vetëm është në prag të shkarkimit, por edhe në prag të bu.rgut.