Zv.ambasadorja e SHBA i lë Metës dosjen në tavolinë, presidenti anuloi konferencën për mediat nga gjëndja e rëndë

Leyla Moses-Ones, i ka dorëzuar Presidentit dosjen e kopsitur të hetimit për lobimin me para ruse në SHBA. Si aneks shtesë e kësaj dosjeje është dhe rrëfimi në FBI i të penduarit të drejtësisë në SHBA, Almir Rrapo, ish-sekretari i Ilir Metës, në Ministrinë e Jashtme

Advertisements

Për Ilir Metën nuk ka asnjë ditë të mirë, jo për shkak të vendimit për anulimin e datës së zgjedhjeve, por për shkak se ka nisur “inventarizimi” i gjithë zullumeve të tij.

I cilësuar si një nga “sheik”-ët e politikës shqiptare dhe më gjërë, me pasuri të vëna në mënyrë të paligjshme përmes abu zimit, gra bitjes së floririt në Krrabë, me biznese e pasuri të patundshme, tashmë Metës ka nisur t’i shtrëngohet fort “laku” rreth qafës.

Advertisements

Kur deklaroi se nuk ka f rikë nga askush në Shqipëri, Ilir Meta kishte të drejtë, pasi me këtë drejtësi të gjunjëzuar dhe politikë të korruptuar, ai qëndron tërë jetën jashtë bu rgut dhe gëzon me gjithë familjen e tij miliona eurot e përfituara paligjshmërisht dhe depozituar në bankat e huaja.

Por teksa tha se nuk ka fr ikë as nga SHBA dhe BE, Ilir Meta ka qenë thjeshtë në eufori e sipër dhe deklarata e tij ka qenë si inerci e asaj që thoshte për mungesën e fr ikës në Shqipëri.

E themi këtë sepse me amerikanët që kanë informacione për të gjithë, për politikën shqiptare akoma më të detajuar, kanë një dosje të kopsitur fort dhe për presidentin e Republikës Ilir Meta.

“Pamfleti.net” shkruajti një ditë më parë se Meta është tërbuar, sepse ka mësuar se dosja e tij e kr imit është kopsitur dhe ka mbërritur në tryezën e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku, ku pret vetëm vullnetin e saj që varet nga urdhëri i Ramës, për ta çuar në gjykatë.

Ndaj kishte dalë nga “binarët” Meta që kërkonte shporrjen e SHBA dhe të BE nga Shqipëria, duke arritur deri atje sa ta krahasonte me regjimin e kaluar komunist të Enver Hoxhës dhe atë aktual të Koresë së Veriut, që nuk kanë bërë dhe nuk bëjnë kurrë zgjedhje.

Por aleati ynë, SHBA është shumë konkret në punën e tij dhe i bën gjërat me radhë, pa asnjë tundim dhe ndikim nga situatat politike që shkojnë dhe vijnë në Shqipëri.

Kështu ka ndodhur me reformën në drejtësi dhe procesin e ngritjes së SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit, ku pavarësisht për plasjes politike, SHBA e BE kanë bërë thirrje vetëm për implementimin e kësaj reforme dhe futjen në b urg të “peshqve të mëdhenj”.

Nuk kanë marrë përsipër në asnjë rast përfshirjen në procesin e dialogut dhe uljes së palëve politike në një tryezë të përbashkët, për të arritur kompromisin.

Kështu ka ndodhur dhe ditën e djeshme, ku në kulmin e për plasjes mes Presidencës dhe qeverisë për anulimin e ditës së zgjedhjeve dhe nisjen e konsultimeve për një datë të re, kur e ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA në Tiranë, Leyla Moses-Ones shkoi në zyrën e Metës.

Sikur të mos kishte ndodhur asgjë, ky takim kaloi në heshtje, pa asnjë deklaratë për mediat as nga Presidenca dhe as nga SHBA, çka tregon se nuk kishte lidhje me situatën politike.

Burimet brenda Presidencës bëjnë me dije, se në kuadër të korrektësisë diplomatike dhe shtetërore, ambasadorja në detyrë e SHBA në Tiranë, i ka dorëzuar Metës dosjen e kopsitur të hetimit për lobimin me para ruse në SHBA, në kohën kur ishte kreu i LSI.

Saktësohet se si aneks shtesë e kësaj dosjeje është dhe rrëfimi në organet ligjzbatuese amerikane i të penduarit të drejtësisë në SHBA, Almir Rrapo, ish-sekretari i Ilir Metës në Ministrinë e Jashtme, i arr estuar vite më parë në derë të ambasadës.

Takimi ka qenë i shkurtër dhe pa shumë komente, ndërkohë që reflektimi i gjendjes aspak të mirë të Metës pas kësaj përballjeje, ka qenë anulimi i konferencës për shtyp të planifikuar për t’u mbajtur disa orë më vonë, si reagim ndaj rezolutës së mazhorancës në Kuvend.

Në vend të Metës para mediave doli këshilltari tij ligjor, i cili ndonëse e ka vendin para drejtësisë për të dhënë llogari për vj edhjen e pronave në Tiranë, argumentoi ligjërisht arsyet e vendimit të Metës për anulimin e zgjedhjeve.

Në ditët në vijim, “Pamfleti.net” do t’ju informojë hap pas hapi me zhvillimet e reja në fushatën e hetimit të zullumeve të Ilir Metës, por dhe të eksponentëve të tjerë politikë në Shqipëri./Pamfleti/

Artikulli paraprakZbulohet biseda/ “Jam bërë pishman para Zotit”, çfarë u tha Fatos Nano banorëve të Astirit për Ramën
Artikulli tjetërTifozi i Kosovës futet në fushë dhe befason Granit Xhakën me veprimin e tij