Puntata e kësaj radhe në “Xing me Ermalin” ishte plot supriza dhe humor. Bashkë me këngëtaren, Enca Haxhia ishte i ftuar dhe ‘mbreti’ i muzikës tallava, Muharrem Ahmeti. Së fundmi dy këngëtarët kanë realizuar një bashkëpunim të suksesshëm me titullin “Hajde” që po arrin gati 8 milion klikime.
Advertisements
I ftuar në studio, Muharrem Ahmeti është përballur me pyetjen ‘pikante’ të velinës bukurishe, Belindës:
“Çfarë domethënë kjo rrak tak tak se në gjithë karrierën tënde nuk mbahesh as për she rre, as për skandale. Mos do të thotë që je i keq në krevat?”
Advertisements
Por, Muharrem Ahmeti është sikletosur aq shumë saqë preferoi të mos fliste për këtë temë të turpshme. Enca dhe Ermali ndërkohë plotësonin pyetjen me batutat e tyre.