“Shqiptarët, bij bu shtrash”, mbushen me shkrime raci ste muret në provincën italiane, e moshuara italiane bën diçka që nuk pritej (Video)

Fano është një provincë e vogël në zonën e Marcheve, në Itali, ku krahas banorëve vendas, normalisht që ka edhe shumë emigrantë shqiptarë.

Advertisements

Rruga “Garibaldi” është një prej rrugëve kryesore të qytetit, e cila është rikonstruktuar sëfundmi dhe është kthyer në një rrugë mjaft të populluar nga banorët.

Mirëpo, muret e ndërtesave në anë të kësaj rruge, janë ndotur nga shkrime ra ciste, të bëra me spray.

Advertisements

Në një kronikë të pregatitur nga mediat italiane, vihen re qartësisht shkrimet kundër shqiptarëve.

Në murin e një banese shkruhet:

Shqiptarët, bij bus htrash”.
Kundrejt këtij shkrimi të pahijshëm, ka reaguar e zonja e shtëpisë, e cila është munduar të mbulojë grafitet e zeza, me letra të bardha, në të cilat ka lënë disa mesazhe mjaft pozitive.

Në letra, gruaja shkruan:

Besoj në fuqinë e fjalëve dhe dua fjalë të bukura. Mes një muri të pistë dhe një muri të pastruar, mund të shfrytëzojmë “një mur që flet”.
Askush këtu (në këtë shtëpi) nuk është shqiptar dhe askush nuk ka asnjë gjë kundër shqiptarëve.
Nëse ka diferenca, ato janë mes njerëzve të civilizuar dhe atyre jo të civilizuar, mes të zgjuarve dhe budallenjve.
Gjithsesi, ju dua shumë! Verë të mbarë të gjithëve!

Artikulli paraprakAk sidenti tr agjik, bordurë e prishur dhe gurë, foto nga vendi i ngjarjes ku u sh uajt familja Bibaj
Artikulli tjetërBelinda provokon Muharrem Ahmetin me pyetjen ‘pikante’: A je i keq në krevat?