Vr.asja e Argjir Gjokajt në Vlorë, e frikshme sesi në 10 minuta të rinjtë masakruan tre vetë

Mersin Bejtja, Arif Bejtja, Namik Bejtjadhe Jaçe Bejtja pritet të dalin para gjykatës së Vlorës, ku do njihen me masën e “arrestit në bu.rg”, që ka kërkuar prokurori i çështjen, Kledian Llaho.

Advertisements

Të katër personat janë përfshirë në sherr me dy vëllezërit Astrit dhe Fatmir Osmëni, të cilët janë punonjës të njësisë administrative Kote, të cilët ishin duke ndërtuar një rrugë afër banesës së tyre. Por teksa situata ka dalë jashtë funksionit, ka ndërhyrë dhe kryetari i njësisë administrative Kote, Argjir Gjokaj, i cili ka mbetur i vr.arë me ar.më me një plu.mb në gjoks.

Ndërkohë me një plu.mb tjetër është pla.gosur njëri nga vëllezërit Osmëni dhe njëri nga autorët e këtij krimi Arif Bejtja. Argjir Gjokaj,ka pësuar dy dëmtime të shkaktuara me ar.më zjarri dhe konkretisht një në dorën e djathtë tek kyçidhe një plagë me hyrje por pa dalje në anën e djathtë të gjoksit, nga e cila ka gjetur dhe vde.kjen.

Advertisements

Gjithashtu në spital ka shkuar i plagosur Arif Bejtja, i cili kishte plagë tejshkuese të shkaktuar me ar.më zjarri në dorën e djathtë tek pjesa e parakrahut afër brylit.Gjithashtu nga policia është shoqëruar për në spital edhe shtetasi Fatmir Osmeni ky banues në Vlorë, i cili kishte një plagë të shkaktuar me ar.më zjarri në dorën e majtë tek pëllëmba. Sipas policisë së Vlorës, Argjir Gjokaj, në 11 qershor 2019ka shkuar në fshatin Mavrovë pasi nga ana e Bashkisë Selenicë është duke punuar për riparim dhe mirëmbajtje të rrugëve të fshatit Mavrovë, dhe për realizimin e punimeve është vënë në pune dhe një ekskavator i cili në 11 qershor 2019, po kryente punimet në rrugët e këtij fshati.

Fatmir dhe Astrit Osmeni kanë shkuar në fshatin Mavrovë për të parë punimet.Aty janë takuar me administratorin Argjir Gjokaj dhe Merdali Runaj edhe ky nga fshati Mavrovë. Në vendin ku po kryeshin punimet kanë shkuar dhe Rasim Bejtja dhe Rebanit Bejtja dhe këta nga fshati Mavrovë.Dy të fundit nuk kanë pasur marrëdhënie të mira në lidhje me një rrugë të hapur para disa vitesh me vëllezërit Osmenaj.Në momentin që kanë qenë tek fundit i rrugës ku po kryeshin punimet aty kanë shkuar me mjet “Mercedes Benz” ngjyrë të zezë,Mersin Bejtja,Arif Bejtja,Namik Bejtja dhe Jaçe Bejtja,të cilët pasi kanë dalë nga mjeti kanë filluar të godasin Fatmir dhe Astrit Osmenaj.

Në vijim Mersin Bejtja ka nxjerrë ar.mën e zjarrit pist.oletë dhe pasi e ka mbushur i është drejtuar Fatmir Osmenit duke e sharë dhe qëll.uar me a.rmë në drejtim të tij.Fatmir Osmeni, i ka kapur ar.mën,por si pasojë është plagosur.Mersin Bejtja ka qëlluar disa herë ku pasi i kanë mbaruar fishekët e ka hedhur pist.oletën në tokë dhe më pas ka marë pistoletën eJaçe Bejtja, ku ka qëlluar dhe disa herë.Më pas Mersini ka marrë edhe pistoleten e tij që e kishte hedhur në tokë më parë dhe së bashku me tre kushurinjë e tij është larguar me mjetin “Mercedes Benz” në drejtim të rrugës që të çon në aksin rrugor Kotë-Vlorë.Gjatë kësaj ngjarje e cila ka zgjatur rreth 10 minuta Argjir Gjokaj dhe Merdali Runaj kanë ndërhyrë për të mos lënë shtetasit e mësipërm të qëllonin vëllezërit Osmënajdhe si pasoje është plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë Argjir Gjokaj.Gjithashtu si pasojë e qitjes me ar.më zjarri është plagosur dhe Arif Bejtja. Në vijim nga kërkimet e policisë gjyqësore është bërë e mundur kapja në flagrancë e Jaçe dhe Namik Bejtja në banesën e Ermira Bejtja, e cila rezulton të jetë vajza e Rasim Bejtja dhe motra e Arif Bejtja. Nga ana e policisë gjyqësore është bërë arrestimi në flagrancë i Arif Bejtja,Namik Bejtja dhe Jaçe Bejtja, për të cilët prokuroria kërkon në gjykatë caktimin e masës së “arrestit në bu.rg”.

I plagosur

Gjithashtu në spital ka shkuar i plagosur Arif Bejtja, i cili kishte plagë tejshkuese të shkaktuar me armë zjarri në dorën e djathtë tek pjesa e parakrahut afër brylit.

4 të arrestuar

Nga ana e policisë gjyqësore është bërë arrestimi në flagrancë i Arif Bejtja,Namik Bejtja dhe Jaçe Bejtja, për të cilët prokuroria kërkon në gjykatë caktimin e masës së “arrestit në bu.rg”.

Vrasja

Gjatë kësaj ngjarje e cila ka zgjatur rreth 10 minuta Argjir Gjokaj dhe Merdali Runaj kanë ndërhyrë për të mos lënë shtetasit e mësipërm të qëllonin vëllezërit Osmënajdhe si pasoje është plagosur dhe më pas ka ndërruar jetë Argjir Gjokaj.

Artikulli paraprakBeqarë më mirë prisni edhe pak/ Zbuloni çfarë thotë parashikimi i yjeve për ju sot
Artikulli tjetërFushatë me popullin apo administratën? Dritan Leli “kapet” mat(Foto)