LAJM I FUNDIT/ Pas mocionit në Parlament dhe votimit të rezolutës, Presidenca në konferencë: Ilir Meta ka vendosur që data e zgjedhjeve do të…

Pasi Kuvendi miratoi me 100 vota pro Rezolutën kundër Presidentit Meta, këshilltarët e tij, nga Presidenca kanë mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme.

Advertisements

Sipas këshilltarëve të Metës, Kuvendi do të duhej të kishte reflektuar sot, ndërsa shtojnë se “retorika toksike”, sipas tyre nuk e ndihmon zgjidhjen e krizës.

Këshilltari i tij, Bledar Dervishaj, ka sqaruar edhe njëherë vendimin për shfuqizimin e dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit, duke theksuar se ky akt është marrë bazuar në argumente Kushtetues.

Advertisements

“Ne emër të presidentit: Presidenti vlerëson se retorika nuk i shpërben as paqes dhe as zgjidhjes së krizës.

Ai thekson edhe një herë se dekreti i presidentit për shfuqizimit për dekretin e dates se zgjedhjeve, është akt i marrë në mbështetje me dispozitat kushtetuese. Ky akt është marrë bazuar tërësisht ne argumente kushtetues, është në fuqi dhe i detyrueshëm për zbatim nga të gjithë.

Askush vec gjykatës kushtetuese nuk mund ta vlerësojë kushtetutshmërinë apo antikushtetutshmërinë.

Presidenti ripërsërit edhe një herë vendimin e tij, se është marrë me përgjegjshmëri të plotë, për të shmangur një konflikt destabilizues, me pasoja për jetën e qytetarëve me 30 qershor.

Presidenti i siguron shqiptarët se ata do të votojnë përtej 30 qershorit, në një datë sa më të afërt dhe në një situatë sa më të qetë.

Për caktimin e kësaj date prej ditës së djeshme ai ka nisur takimet me palët”, u shpreh Bledar Dervishaj.

VIJON…

Artikulli paraprakHoroskopi ditor, e premte 14 qershor 2019
Artikulli tjetërShkarkimi i Metës? Zbulohen emrat e deputetëve që votuan kundër