Gazeta e njohur gjermane: Shtyhen zgjedhjet, negociatat janë peng i krizës

Gazeta e njohur gjermane, Sueddeutsche Zeitung shkruan se kryeministri Edi Rama ishte në Bruksel për të takuar aktorët më të rëndësishëm të Brukselit. Këta të fundit kanë apeluar që të hapen negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, siç ishte premtuar.

Advertisements

“Por kjo nuk duket të jetë në tavolinë: Javën e kaluar, kancelarja Angela Merkel e CDU e bëri të qartë se Bundestagu do të votojë në fillim të tetorit mbi fillimin e bisedimeve për anëtarësimin në BE. Ky është pozicioni i CDU/CSU, të cilët nuk ndikohen nga deklaratat e Komisionit Europian se qeveritë në Shkup dhe Tiranë i kanë përmbushur kërkesat”.

Gazeta thekson se “nisja e bisedimeve me Shqipërinë është në pikëpyetje për shkak të problemeve të brendshme politike”.

Advertisements

Gazeta thekson se në Shqipëri janë shtyrë zgjedhjet.

“Ndërsa në Shqipëri janë shtyrë ndërkohë zgjedhjet lokale dhe opozita konservatore ka bojkotuar parlamentin, pak dyshojnë se Maqedonia e Veriut është në rrugë të mbarë- edhe me zgjidhjen e mosmarrëveshjes së emrit me Greqinë”.

Por a mund të ketë një vendim pozitiv për Maqedoninë e Veriut dhe dritë të kuqe për Shqipërinë? Kjo mbetet të shihet.

Artikulli paraprakShkarkimi i Metës, Balla: Ja çfarë do të ndodhë të enjten, në Parlament
Artikulli tjetërDh.unë ndaj porterit të Turqisë, trajneri: Ku shkoi vëllazëria me Kosovën?(VIDEO)