Rudina Magjistari shpjegon arsyen se perse nuk e ka publikuar asnjëherë vajzën në publik

E gjendur në një intervistë me Ermira Çaushollin, Rudina Magjistari më në fund ka rrëfyer arsyen s’e pse nuk e ka nxjerrë asnjëherë në publik fytyrën e vajzës së saj, Mia.

Advertisements

Teksa moderatorja, Çausholli ka rrëfyer se preferon dhe e ndjen si detyrë ndaj publikut të prezantojë familjen e saj, që e ka si bekimin më të madh, duket se Rudina Magjistari është nxitur për të dhënë shpjegime për familjen e saj dhe arsyen pse nuk e ekspozon vajzën në publik.

“Ndryshe nga ty, unë kam zgjedhur që për momentin të mos ta shfaq vajzën time sepse mendoj që vëmendja e tepërt mund të ishte një peshë e madhe për të. Dëshira ime është shumë e madhe që t’i ndaj këto momente. Mezi e përmbaj veten për të mos e ndarë me publikun,”– është shprehur Rudina Magjistari.

Advertisements

Artikulli paraprakAksident në Krujë, plagosen rëndë 2 persona
Artikulli tjetërArrestohet në Tiranë bossi i mafies kineze, ja kri.met e frikshme që ka kryer(Detaje)