Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Gramsh Kodoviat, ku kanë mbetur të plagosur dy të rinj.
Advertisements
Mësohet se dy të rinjtë ishin duke udhëtuar me motor dhe kanë humbur kontrollin e mjetit.
Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë pasi ndodhen në gjendje kritike për jetën.
Advertisements
Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.