Ditën e djeshme nga Lezha, Rama iu drejtua qytetarëve se mund të ishte arrogant, por jo hajdut.
Advertisements
E fundja kush është ai person që do ta pranonte edhe sikur të ishte në të vërtetë, e për më tepër para popullit, të cilit do t’i marrë votën.
Në lidhje me këtë deklaratë të Ramës, ka reaguar sociologu Ergys Mërtiri.
Advertisements
Ai e ka komentuar shprehjen që i bëri përshtypje të gjithëve me një kundërbatutë. Mërtiri shprehet se nëse Rama nuk është hajdut atëherë është idiot.
“Pra je duke na thënë se të tjerët janë pasuruar duke të përdorur ty për të vjedhur popullin! Duhet të jesh shumë në hall përderisa nga të gjithë rolet që mund të luash, zgjedh atë të budallait!”, shton ai.
Reagimi i plotë:
“Mund te jem arrogant, por hajdut kurrë”, – therret Rama nga podiumi dhe turma e deleve rinore te FRESH-it shperthen ne entuzjazem, a thua se ka ndonje mundesi qe hajduti potencial kryeminister, ta pohoje vete se eshte i tille
Ne mos je hajdut, atehere je idiot z. Rama!
Perse i ben atehere gjithe keto tendera skandaloze, me cmime te dhjetefishuara, pa gare e ne kundershtim me ligjet? Nese nuk fut gje ne xhepat e tu, atehere je aq hajvan sa ta hedhin kaq hapur ata qe ke perreth!
Perse e mbollet vendin me droge, nese nuk ke futur gje ne xhep nga parate e saj? A mund te na bindesh se je kaq naiv sa ta kane futur edhe ketu dhe gjithcka eshte bere nen hunden tende, ndersa ti nuk ke kuptuar gje?
Perse i fute kriminelet ne parlament kur nuk bashkepunon me ta? Vertete tu duken njerez te mire e serioze per ti perzgjedhur si perfaqesues te popullit?
Pra je duke na thene se te tjeret jane pasuruar duke te perdorur ty per te vjedhur popullin! Duhet te jesh shume ne hall perderisa nga te gjithe rolet qe mund te luash, zgjedh ate te budallait!