Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç u shpreh ditët e fundit për politikanët e Kosovës se janë njerëz të zbritur nga mali. Bashkimi Europian ka reaguar pas fjalëve të kryeministres, ku i ka konsideruar fyese këto deklarata.
Advertisements
Ata kanë theksuar se retorikat fyese, konfrontuese dhe ndarëse, janë kundër frymës së bashkëpunimit dhe nuk na çojnë përpara.
Brnabiç i bëri komentet të mërkurën, kur ambasadori i BE-së, Fabrizi i dorëzoi Raportin e Progresit të Komisionit Evropian.
Advertisements
Në lidhje me këtë deklaratë të bujshme ka reaguar edhe profesori amerikan Alon Ben-Meir.
Në një postim në Facebook ai ka përmendur disa shembuj të shqiptarëve të njohur në botë, të cilët ia kanë dalë mbanë dhe i njohin të gjithë se kush janë.
Ai shkruan:
Vetëm për t’ia kujtuar kryeministres serbe Brnabiq, e cila tha se shqiptarët e Kosovës “janë njerëz të zbritur nga malet …” Se bota tashmë e di se kush janë shqiptarë. Turp të kesh!”