Një maturante ka surprizuar babain e saj në ditën e saj të diplomimit pasi ai nuk mund të merrte pjesë në ceremoni.
Advertisements
18-vjeçarja Sarai Ruiz po festonte mbylljen e gjimnazit në Teksas por gjatë ceremonisë për ta mbështetur në sallë ishte vetëm nëna e saj.
Babai Esteban Ruiz nuk mund të merrte pjesë pasi ishte deportuar nga shteti dhe nuk i lejohej hyrja.
Advertisements
Kështu, Sarai vendosi që të kalonte urën e kufirit e veshur me pelerinën e diplomimit dhe shkoi mori edhe përqafimin e babait në ditën e saj të shënuar.
Adoleshentja ka lindur në Wisconsin, SHBA, dhe ka jetuar atje bashkë më nënën dhe babain. Por, kur ajo mbushi 4-vjeç babain e saj e kapën dhe e dëbuan.
Sarai dhe nëna e saj vazhduan të jetonin në Wisconsin derisa ajo mbushi shtatë vjeç kur u transferuan në Laredo të Teksasit dhe më vonë në Nuevo Laredo të Meksikës, në mënyrë që familja e tyre të ishte e plotë sërish.
Pavarësisht se jetonte në Meksikë vajza e vogël vazhdonte të shkonte në shkollë në SHBA, pra i dihej të kalonte çdo ditë urën e kufirit në mënyrë që të shkollohej.