Ti nuk je analist, ti je një servil i Partisë Demokratike, Shkullaku-Ballës: Ti nuk ke shtyllë kurrizore(Video)

Deputeti Taulant Balla është “përplasur” këtë të enjte me gazetarin Armand Shkullaku në emisionin “Opinion”.

Advertisements

Teksa po diskutoheshin 5 skenarët për zgjidhjen e krizës politike gjatë fjalës së analistit, ka ndërhyrë zoti Balla duke i kujtuar “shefin”.

Debati i plotë

Advertisements

Armand Shkullaku:

Ka qeveri që votohen 4 vjet, por ka edhe qeveri që kur kapen në skandal dhe me presh në dorë, japin dorëheqjen kryeministrat.”
Blendi Fevziu:

Në cilin rast duhet të jepte sipas jush dorëheqjen Kryeministri?”
Armand Shkullaku:

Skandalin e Unazës, 1, skandalin e Saimir Tahirit, 2, skandalin e Alizotit dhe Babales, 3, në zbulimin e 236 tenderave sekretë… 36 kishte pasur qeveria e mëparshme. Duhet të jepte dorëheqjen sepse ka gënjyer shqiptarët që në 2013-n, me premtimet e veta ka thënë që në fillim të mandatit tonë ne do të hapim negociatat me BE. Ka 3 vjet që vazhdon e gënjen dhe bën festime, dekoron ambasadorë sikur janë hapur negociatat, prapë nuk i kanë hapur negociatat.”
Blendi Fevziu:

Kësaj here nuk premtoi gjë në 2017-n.”
Armand Shkullaku:

Jo jo i hapa tha vjet.”
Blendi Fevziu:

Por të gjitha këto prap ndahen në zgjedhje.”
Armand Shkullaku:

Jo nuk ndahen në zgjedhje, kur një qeveri është e papërgjegjshme dhe nuk mban përgjegjësi.”
Taulant Balla:

Duhet të jepte dorëheqjen për Babalen thotë, hajde analist hajde.”
Armand Shkullaku:

E di çkopace lëshon ti? Ti ke gjithë jetën tënde që këput budallallëqe.”
Armand Shkullaku:

Nuk po them për Babalen.”
Taulant Balla:

Po mirë më ti ke gjithë jetën që shkruan budallallëqe.”
Armand Shkullaku:

E thashë Babalen për ta kuptuar njerëzit.”
Taulant Balla:

Për çfarë të jepte, që mori Lulzim Basha, Ervin Salianji, i mbushën mendjen njërit, i thanë bëje këtë.”
Armand Shkullaku:

Babalen që kur e banalizon, çfarë është Babalja? Është që merret një dëshmitar falso, fabrikohet, merret në makinë nga drejtori dhe nëndrejtori i policisë, çohet tek prokurori, i thuhet dëshmo se do vijmë të të sjellim lekët në darkë. Nuk po them për skandalet e tjera ku emri i këtij ka dalë 20 herë. Çdo qeveri e përgjegjshme jep dorëheqjen.”
Taulant Balla:

Ka fituar edhe në gjykatë me shefin tënd, Lulzim Bashën.”
Armand Shkullaku:

Tani mos përdor me mua këtë gjuhë.”
Taulant Balla:

Me shefin tënd pra.”
Armand Shkullaku:

Mos përdor këtë gjuhë. Unë s’kam shef, po të kisha shef, do më ishte kërrusur kurrizi ashtu si ty, që nga Fatos Nano deri te Edi Rama një punë ke ditur të bësh. Nuk po e them çfarë ke bërë.”
Taulant Balla:

E para njëherë mos guxo të më thuash mua budallallëqe. Të lutem tërhiqi mbrapsht.”
Armand Shkullaku:

Dhe atë gishtin ktheje kështu njëherë (nga vetja).”
Taulant Balla:

Ti nuk je analist, ti je një servil i Partisë Demokratike, që shkon në çadër, po nuk je analist.”
Armand Shkullaku:

Dakord më dakord, unë kam shkuar në çadër, unë shkoj ku të dua.”
Taulant Balla:

Të thuash të japë dorëheqjen kryeministri për Babalen, ky është fundi i botës. Kjo nuk është analizë më.”
Armand Shkullaku:

Po pse ndërhyn more ti, ta mbaroj dhe pastaj fol.”
Taulant Balla:

Po ndërhyra se më fyeve.”
Armand Shkullaku:

Nuk të fyeva, të fyeva pasi ndërhyre.”
Taulant Balla:

Po po, patjetër.”
Armand Shkullaku:

Problemi është që njeriu mund të jetë me njërin krah ose me tjetrin, e rëndësishme është të ketë shtyllë kurrizore. Mos t’i përthyhet si zotërisë përballë nga Fatos Nano deri tek Edi Rama. Fatos Nano ka qenë i shkurtër, ky është më i gjatë.”
Taulant Balla:

O zoti Fevzi, unë nuk kam ardhur në emision të më fyej ky këtu, të lutem. Përmbahu, fol për Babalen se e qan.”
Armand Shkullaku:

Po s’po më le pra.
Taulant Balla:

Po mos më fyej pra, kaq. Nuk ke përse fyen, mëso të mos fyesh sepse nuk bëhet analizë duke fyer.”
Armand Shkullaku:

A më the servil, nuk thashë gjë, ç’ke ti përse të djeg, po të mos jesh i tillë nuk ka përse të të djegë.”

Artikulli paraprakHaradinaj i kërkon Edi Ramës të heqë taksën e Rrugës së Kombit në qoftë se duam që të …
Artikulli tjetërTronditëse! Motra ma mori të fejuarin kur isha shtatzënë